Protesta e opozitës, një ndër fotot më të mira të javës të “The Guardian”

0
125

Një fotografi e fotoreporterit shqiptar Gent Shkullaku, të drejtat e së cilës i zotëron agjensia e lajmeve AFP, është futur në listën e “fotove më të mira të javës” të gazetës britanike “The Guardian”. Fotoja ka kapur një nga momentet e tensionit në protestën e së shtunës së opozitës në Tiranë, kur protestuesit kanë hedhur shishet me “Molotov” në drejtim të selisë së qeverisë.

Në njërën anë të një shtëllunge zjarri janë disa policë që mundohen të mbrohen nga flakët, dhe në anën tjetër një protestues që mban në dorë flamurin e Bashkimit Europian dhe atë shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here