Pas dhunës së djeshme të policisë, ja çfarë pritet sot në orën 11:00

0
103

Ditën e sotme në orën 11:00 opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë.

Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e djeshme nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, menjëherë pas mbledhjes së opozitës mbajtur në orën 00:15.

Protesta do të zhvillohet para ambjenteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, me qëllim lirimin e sekretarit organizativ të PD-së, Sait Dollapi dhe të arrestuarit e tjerë.

Dollapi u arrestua në mënyrë të dhunshme mbrëmjen e djeshme nga policia/

Dollapi  aktualisht ndodhet në ambjentet e spitalit Ushtarak të Tiranës, sepse kishte probleme shëndetësore.

Opozita do të kthehet sërish me protestë kombëtare ditën e hënë në të njëjtin orar me sot, 18:30, që do të jetë edhe protesta e pestë kombëtare në total.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here