Dje u torturuam, mezi merrnim frymë!!! Flasin qytetarët pa parti…Po ne çfarë faj kemi?!

0
147

Një bombë gazi lotsjellës, ka mbetur akoma pranë pallateve tek drejtoria e Policisë së Tiranës. Aty ku shishet plastike, letrat dhe paketat e cigareve do të dukeshin si shenja pikniku, nëse nuk do të ishte bomba. Makinat e parkuara e kanë mbuluar, Bashkia nuk e ka pastruar atë pjesë, që sot është mbushur përsëri me protestues.

Njerëzit janë mbledhur, ndërsa në pallatet përballë Drejtorisë së Policisë, njerëzit kanë filluar të dalin. Një burrë rreth të gjashtëdhjetave, me një fëmijë rreth 5 vjeç për dore del nga hyrja.

“Dje u torturuam, na lotonin sytë, mezi merrnim frymë. I mbyllëm të gjitha po prapë depërtonte”, tregon banori për dosja.al. Po djali i vogël? “E çuam nga goca se nuk mund të rrinte”, thotë ai, ndërsa ecën për të shmangur pyetje të tjera. Po sot keni frikë se do hedhin prapë gaz lotsjellës? “Po. Prandaj po dal, ta çoj djalin te goca dhe të kthehem”, tregon gjyshi që kishte menduar ta mbante nipin për fundjave.

“Përveç gazit na mbyti edhe tymi i kazanëve që digjeshin”, shton ai për ta shpërndarë pakënaqësinë tek të dyja palët.

Nuk ka anshmëri politike tek banorët, që nuk duan të flasin për mediat. Dy vajza adoleshente që sapo kanë dalë nga pallati, tregojnë se mbrëmë nuk ishin në shtëpi kur u hodh gazi, por i morën në telefon prindërit të shqetësuar. “Na thoshin ku jeni se po mbytemi nga gazi”, tregojnë vajzat duke qeshur.

“U vonuam derisa na thanë që mund të ktheheshim”, vazhdojnë duke qeshur, si të kënaqura nga mundësia për të ndenjur pak më shumë jashtë me miqtë.

Një burrë në katin e tretë, është duke pastruar vet.

“Nga dhomat që shohin nga policia nuk rrihej. i mbyllëm të gjitha dhe dolëm këtej. Nuk e ndiem shumë, vetëm pak djegie”, tregon ai. “Këta që nuk e kishin izolimin e mirë vuajtën më shumë”, tregon për fqinjët.

Një pronar kreperie, përballë Drejtorisë së Policisë, ka ende merakun e përplasjes.

“Mbrëmë sa e mbyllëm, shpëtuam, por kur erdhëm sot u mbytëm.

Në lokal nuk rrihej, për 2 orë bashkë me 3 punëtorët kemi pastruar”, tregon me ton të qetë, të gjendur për herë të parë në situatë të tillë, ata më shumë mendojnë për ata që jetojnë përballë Parlamentit, ku gazi lotsjellës është bërë si dozë e çdo të shtunë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here