Kokëdhima thirrje të fortë Ambasadorëve: Ndërhyni, ndalni Ramën…

0
116
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Ambasadorët e akredituar në Tiranë duhet të ndërhyjnë dhe të ndalin përndjekjet ndaj qytetarëve që protestojnë dhe ish-deputetëve të opozitës që qëndrojnë në krah të tyre.

Është ky apli që partia Zgjidhja e drejtuar nga Koço Kokëdhima i ka drejtuar Trupit Diplomatik, ndërsa i cilëson arrestimet e protestuesve si të motivuara politikisht.

“Ish deputeti Balliu ka qëndruar në ballë të protestës dhe ka denoncuar korrupsionin shumëmilionësh dhe falsifikimet e dokumenteve nga qeveria në tenderin e ‘Unazës së Re’.

Përpara se të rrahë gjoksin për këto masa antiligjore ndaj protestuesve dhe ish-deputetëve, si masë ndëshkuese ndaj atyre që bllokojnë rrugët, Rilindja të kujtojë vitin 2009 kur bllokonte akset rrugore, digjte goma makinash, bllokonte për tri muaj bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ me grevë urie në pranverën 2010 dhe një vit më vonë përleshej me policinë te ish-ndërtesa e KQZ-së, pas vendimit për zgjedhjet e 8 majit 2011, që i njihte humbjen ktyetarit të bashkisë Rama.

Protesta te ‘Unaza e Re’ dhe në çdo cep ku qytetarët reagojnë kundër prishjeve pa dëmshpërblim, janë të ligjshme dhe të drejta. Ato nuk janë politike, por jetike dhe qeveria duhet të tërhiqet nga këto prishje, pas të cilave fshihen afera korruptive”,  thuhet në deklaratë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here