Rama fakt të kryer si në diktaturë! 61 Bashki. Të shtunën kandidatët…

0
104
Në fjalën e tij, Rama është shprehur se të premten do të zhvillohen takime me të deleguarit e PS-së nëpër qarqe ndërsa të shtunën do të zyrtarizohen emrat e kandidatëve.
Gjatë fjalës së tij Rama shtoi se nuk ishte i mërzitur se në zgjedhje nuk do të kishte përballë kryedemokratin Lulzim Basha duke theksuar se në zgjedhje ishte futur për të marrë të 61 bashkitë.
Do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryebashkiakë dhe kandidatët për këshillat bashkiakë. Të premten do zhvillojmë takime me të deleguarit e PS nëpër qarqe, ndërsa të shtunën do të vendosë për kandidatët e kryetarëve të bashkive.  Në 30 qershor do të kërkrojmë votën e qytetarëve në 61 bashkitë për të marrë besimin e tyre për katër vitet e ardhshme.”

Cilat bashki do t’i linin aleatëve?

Kandidatët do të jenë të koalocionit. Në garë dhe në demokraci hyjmë për të fituar. Nuk udhëhiqesh nga frika e atij që ke përballë. PS nuk bën regjistrime subjektesh, këtë çëshjte e triton ligji zgjedhor që në krye të vet ka KQZ. Jemi në 2019, 2017 është histori. Në 2017 kemi bërë një përpjekje të jashtëzakonshme të njëanëshme të udhëhequr nga unë. Kam bërë sasinë më të madhe të lutjeve, sot jemi në kushtet që kemi një përgjegjësi. Ti japim shqiptarëve kandidatët .

Jeni mërzitur që nuk e keni Bashën përballë?

Duhen gjëra të mëdha që unë të mërzitëm, por jam i keqardhur që Pd dhe simotra e vogël LSI ks vendosur të shkojë në një rrugë pa krye.

Keni negociata me PD-në? Brukseli thotë duhet ta zgjidhni vetë krizën.

Ndërkombëtarët kanë thënë që kriza u takon palëve. Palët kanë vendosur. Në raport me të të nuk ndodh asgjë.

17 maji ishte gabim?

Unë mendoj që jemi në 2019, ajo ishte një zgjidhje e bërë me shumë vullnet të mirë. E bërë për një moment ndryshimi në qasjen e politikës ndaj zgjedhjeve që dha procesin më të mirë por nuk çoi në maturimin e nevojshëm të PD apo të një pjesë të politikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here