E akuzuara që merrte 50 mijë euro, Basha zbulon emrin: Kjo do ta hetojë mafian?!

0
117

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi nga Korça se kryeministri Edi Rama kaloi ligje në mënyrë të njëanshme që të kontrollojë reformën në drejtësi. Kryetari i PD-së tha se procesi i vetingit po përdoret politikisht për të mbajtur në pushtet “njerëz të korruptuar nga koka te këmbët”.

Basha u shpreh se përmes Donika Prelës, Rama po kontrollon dosjet që zbulojnë përfshirjen e qeverisë në shit-blerjen e votave.

“Si Donika Prela e cila duhet të ishte sot në burg për pastrim parash. Në vend që të jetë e dënuar për pastrim parash është kryeprokurorja anti-amfia. Kjo do ta hetojë mafian?! Paturpsia e parave?! E akuzuara që merrte vetëm për të liruar një njeri 50 mijë euro. 50 mijë euro për një njeri. E kapi SHIK dhe e shpëtoi Edi Rama. Ti themi gjërat hapur. Kjo është sot kryeprokuroja anti-mafia. Pse që të mbylli dosjet. Prandaj nuk hetohet 184-a. Prandaj nuk hetohet 339, 184, se shkojnë direkt në burg Vangjush Dako, Damian Gjiknuri shkojnë në burg dhe ata fillojnë e flasin për të Gjatin, i cili kërkonte se donte të 10 deputetët e Durrësit. Dhe s’fliste me stafin e PS, fliste me kriminelët, me trafikantët. Prandaj asnjëri prej tyre nuk është në burg dhe Donika Prela nuk heton”, deklaroi Basha gjatë takimit me stukuarat e PD-së në Korçë.

“Ky është realiteti dhe për këtë arsye shqiptarët nuk e besojnë reformën në drejtësi, pavarësisht se ata njësoj si ne, nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi dhe të gjithë e thonë, nën zë apo jo se Edi Rama ja ka dalë ta kapë reformën në drejtësi.  Me PD në pushtet reforma në drejtësi do të shkojë përpara sipas përcaktimeve kushtetuese dhe ne do bëjmë realitet atë që premtuam para qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve dhe të korruptuarve që grabisin paratë e shqiptarëve.  Prandaj u kemi thënë shqiptarëve të bashkohen me ne se beteja nuk mbaron me largimin e Edi Ramës”, shtoi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here