Basha nga Shkodra: Më 11 maj përballja me tiraninë…Rama i ka orët e numëruara

0
114

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar qytetin e Shkodrës ku ka zhvilluar një takim me qytëetarët e kësaj zone. Në fjalën e tij Basha është shprehur se 11 maji do të përcaktojë fitoren e popullit.

Kryedemokrati ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar nga PD-ja.

Kreu demokrat tha se sot po i bashkohen të vetmes force politike që lindi duke kërkuar bërjen e Shqipërisë si gjithë Europa.

“Bëheni pjesë e një armate rinie që shkundi komunizmin nga themelet”, theksoi Basha, duke shtuar se “kjo forcë politike i vuri vulën testamentit politik, që si hap të parë rrëzoi bustin e Stalinit”.

Sipas tij, bisha e plagosur, ka kapur të gjitha pushtetet, ndërsa vendi gjendet në një udhëkryq.

“Ata që paguhen me taksat e shqiptarëve po mbrojnë anti-ligjin, duke keqtrajtuar dhe dhunuar qytetarët. Këta janë bandë policore”, tha Basha. Sipas tij, sot është dita kur Edi Rama do të rikthejë të burgosurit politikë, ndaj sot është dita për t’i thënë se i ka orët e numëruara.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/631677640579148/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here