Siguria ushqimore, bujqësia në mëshirë të fatit dhe shteti i premtimeve të rreme

0
321

 

Siguria ushqimore është një na shqetësimet kryesore të konsumatorëve shqiptarë. Në media shpeshherë janë hapur debate në lidhje me sigurinë e ushqimeve, sa të sigurtë janë  konsumatorët dhe se nga vijnë këto produkte. Siguria ushqimore vihet në pikëpyetje tek të gjitha kategoritë e produkteve: perimet, frutat, bulmeti apo nënproduktet e tij.

Shpesh herë, kryesisht në sajë të investigimeve që bën media, shqiptarët ndërgjegjësohen se ushqimet, të cilat konsumojmë gjatë jetës, mund të jenë një kërcënim i madh për këtë të fundit.

Kjo çështje është ngritur dhe në emisione të ndryshme në vend siç janë “Stop”, “Fiks Fare” apo “BOOM” në të cilat kanë qënë vetë qytetarët që kanë denoncuar raste të shumta. Prej disa ditësh, në këto emisione investigative, por edhe në studio debatesh televizive është ngritur një gjendje “alarmi” pikërisht për shkak të pranisë së allçisë tek djathi apo pluhurit të tullave të kuqe tek shalqiri, që e bënte këtë të fundit të skuqej më shpejt. Tashmë falë teknologjisë dhe rrjeteve sociale qytetarët kanë mundësi dhe lirshmëri të denoncojnë prodhimet ushqimore që janë jo vetëm jashtë cilësie, por të prishura e të mykura.

Siguria ushqimore është një nga çështjet më të nxehta të debatit publik në ditët e sotme dhe mbetet akoma një sfidë për qeverinë.  Por ndërkohë që kjo çështje është në fokusin e medias dhe konsumatorëve , çfarë po bën shteti?

Në vitin 2017 Kryeministri Edi Rama premtoi se në 100 ditët e para të qeverisjes një prej 10 prioriteteve do të jetë siguria ushqimore. Në një prej pikave të këtëj plani 100 ditor, Kryeminsitri u shpreh: ‘Fillon beteja e gjatë për sigurinë ushqimore në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e angazhuar për Shqipërinë që duam, për të vënë përpara përgjegjësisë çdo strukturë shtetërore, kompani furnizimi apo subjekt tregtar, që cënon sigurinë e konsumatorit’.

Jemi në vitin 2019 dhe raste skandaloze ushqimore dalin në pah nga qytetarë të thjeshtë. Myk në ushqim, datat e skandencës të ndryshuara, ngjyrimet artificiale e shumë rreziqe të tjera.  Masa e vetme që qeveria mori para 3 ditësh ishte burgim për ata persona që do tregtojnë ushqime të skaduara dhe me kimikate.

Kryeministri paralajmëroi ashpërsim të masave ndaj subjekteve apo individëve që tentojnë të ndryshojnë datat e skadencave në produktet që tregtojnë, si edhe burgim deri në 10 vjet të atyre që i “ngopin” me pesticide dhe element të rrezikshëm për shëndetin e konsumatorit produktet e ndryshme që mbjellin apo tregtojnë.

Po sikur ky paralajmërim të mos jetë i efektshëm? Po nëse tregtimi i këtyre produkteve të bëhet në mënyrë të fshehtë, në lagje, mes njerëzve dhe qeveria të mos jetë në dijeni? Si do ti eleminojë?

Ndryshimi ligjor i bërë në muajin dhjetor, ku është ulur kompensimi për tatimin mbi vlerën e shtuar për fermerët nga 20 në 6%, bën që ata të shesin më lirë produktet e tyre. Ulja e kompensimit të TVSH-së për fermerët po detyron edhe blegtorët të shesin bagëtitë dhe të emigrojnë. Në këtë mënyrë tregtarët shqiptarë do të duhet të marrin prodhimet në vendet fqinje, të cilat herë pas here kanë rezultuar jashtë cilësie.

Skandali më i freskët, është ai i dalë nga një program investigativ, ku tregonte se në një thertore në Lushnje mishi i lopëve të sëmura bëhet sallam. Gjithashtu një tjetër problematikë është dhe fakti se kafshët e sëmurura me viruse të tilla, nuk groposen sipas kushteve të përcaktuar por në shumicën e rasteve lihen në sipërfaqe të tokës duke u bërë kështu një shkak më tepër për të përhapur infeksione dhe sëmundje.

Nga ana tjetër, shumë prej ushqimeve industriale përmbajnë substanca shtesë të cilat mund të shkaktojnë ndryshime të forta fiziologjike tek njeriu. Këto substanca kimike futen në ushqime për të zgjatur në kohë cilësinë e produktit. Ato gjenden edhe te buka, çokollata, margarina, ushqimet e paketuara, mishi i përpunuar e të tjerë. Konsumi i këtyre substancave falë ushqimeve industriale besohet të ndryshojë sjelljen e njeriut dhe të nxisë ankthin. Kjo shkaktohet nga inflamacioni që ato shkaktojnë në organizëm.

Ushqimet industriale me substanca kimike shtesë duhen eliminuar menjëherë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here