Dalin detajet e reja/ Zarife Hasanaj mbyllte misionin e saj ushtarak për disa ditë

0
282

Zarife Hasanaj ishte nisur në Letoni në dhjetor të vitit 2018  së bashku me 23 ushtarakë të tjerë. Batalioni i shqiptarëve ndërrohet çdo gjashtë muaj, dhe Zarifja, kishte edhe pak ditë për të përmbyllur misionin e saj. Ky ishte kontigjenti i pestë që shërbente në Letoni.

Informacioni nga Ministria e Mbrojtjes

Në kuadër të angazhimeve politike të Republikës së Shqipërisë, në luftë kundër terrorizmit, Forcat e Armatosura janë angazhuar dhe marrin pjesë aktive në operacione ndërkombëtare, në misione të ndryshme jashtë vendit, si pjesë e pandarë e operacioneve të drejtuara nga NATO, BE, OKB dhe koalicionet e përbashkëta të partnerëve tanë strategjike.

Aktualisht, 214 efektive te FA janë të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit.

Letoni
Duke filluar nga qershori i viti 2017, FARSH janë angazhuar më një togë EOD, (Explosive Ordance Disposal) si pjesë e grup – batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP, enhanced Forëard Presence) në Letoni. Kontingjentet shqiptare në këtë grup-batalion përbëhen nga 18-23 ushtarakë, të cilët ndërrohen çdo 6 muaj.

Që prej qershorit të vitit 2017, në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, kanë shërbyer 4 kontingjente shqiptare, ndërkohë që kontingjenti aktual është nisur në dhjetor të vitit 2018 për të shërbyer përreth 6 muaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here