Parashikimi i Bashkisë nuk doli siç pritej! Dita pa makina prodhon kaos e trafik…

0
104

Dita pa makina sot në Tiranë, është shndërruar në një ditë makthi që ka prodhuar bllokim dhe ngecje të trafikut, ndërkohë që zonat ku ishte parashikuar te ecnin qytetarët në këmbë ishin tërësisht bosh, për shkak të reshjeve të shiut.

Shumë drejtues automjetesh dhe njerëz që kanë pasur punë sot, janë torturuar në radhët pa fund të makinave që nuk lëviznin dot dhe kishin ngecur. Siç duket edhe nga fotot trafiku sot në kryeqytet ka qenë mjaft i rënduar.

Bulevardi kryesor i qytetit është mbajtur i lirë për aktivitetin edhe pse nuk duket askush që të lëvizë me biçikletë, ndërsa trafiku është zhvendosur drejt rrugëve të tjera të cilat e kanë të pamundur të përballojnë fluksin e automjeteve.

Parashikimi i Bashkisë nuk doli siç pritej. Është interesant, për shkak se Veliaj gjithnjë i paraprin kapriçiove të motit.

Ai vendosi të mos e ndryshojë aktivitetin për ditën pa makina edhe pse dihej se do ishte shi, ndërkohë që pak javë më parë, ai e shtyu festën e Ditës se Verës, pikërisht për shkak të reshjeve që sipas tij do të sillnin shi me gjyma.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here