“Epike” nga Spiropali: Jam grua që i qëndron fjalës, jo burrë si Haradinaj që nxjerr bisedat

0
92

Ministrja për Marrëdhenien me Parlamentin Elisa Spiropali i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas replikës së këtij të fundit me Ramën.

Në  një intervistë për Abc News, Spiropali është shprehur se ajo është grua dhe i qëndron fjalës dhe jo burrë që nxjerr bisedat, duke iu kundërpërgjigjur kështu Haradinajt, i cili tha pas Samitit të Berlinit se Rama e Thaçi i kishin bërë presion që të hiqte taksën.

‘Unë nuk jam burrë që nxjerr llafet e bisedave, jam një grua që i qëndroj fjalëve. Janë burrat që në traditën tonë ballkanike nxjerrin fjalët që diskutohen’, u shpreh ministrja.

E pyetur nga gazetarja Milori nëse kjo kishte lidhje me kryeministrin e Kosovës, Spiropali as nuk e pohoi, por as nuk e mohoi një gjë të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here