Shpërthen aktivisti, nxjerr foton e Ramës para 20 viteve në plazhe dhe Haradinajn te veshur si komandant…

0
118

Pas deklaratave të kryemnistrit të Kosovës Ramush Haradinaj, se gjatë Samitit të Berlinit, atij i ishte bërë presion nga kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi që të pranonte këshillat për heqjen e taksës ndaj Serbisë, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale,  të cilat ironizojnë qëndrimin e Ramës në këtë rast.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, aktivisti i shoqërisë civile Briken Fejzullai, i njohur edhe si “kryebashkiaku i natës, ka hedhur në “treg” postimin ironik të radhës ndaj kryeministrit, duke shkruar se: “Kur Ramushi derdhte gjak për vendin e tij, “Kalorësi i Legjionit të Nderit të Surrelit” bënte plazh me hallatet në ajër”

Sipas Fejzullait, “100 vjet pas Isa Boletinit, Kosova ka burrë shteti në krye… kurse ne, 100 vjet pas Ismail Qemalit, kemi Yamamoton me xhaketë kostumi”, thekson ai,  duke dashur të nënkuptojë gjendjen e rëndë politike në të cilën ka rënë vendi.

 

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here