Rama ti bëjë hesapet mirë!!! Basha thirrje evropianëve: Mos ndëshkoni popullin

0
122

Kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në mbikalimin e Bradasheshit në Elbasan, nga ku u shpreh se, me Ramën kryeministër Shqipëria është zhytur në mjerim.

“Zullume e krime në jetën e çdo shqiptari. Në këtë protestë janë bashkuar hallet e qindra mijë të rinjve sikundër në të gjithë Shqipërinë. Sot jetojnë kohët më të pasigurta që ka njohur rinia dhe drejtohen të largohen drejt pasigurisë së emigracionit. Ekonomia në duart e kriminelëve, paratë shkojnë në xhepat e kryeministrit, Damian Gjiknuri e Qazim Sejdini me shokë. Gjendja e fermerëve ka arritur kufijtë e ekzistencës, sikundër mjekët, infermierët dhe mësuesit. Ne jemi këtu e nëna e të gjitha të këqijave është vjedhja e votës. Duke tjetërsuar vendimin e shqiptarëve Rama ka shkatuar mjerimin më të madh, papunësinë më të madhe, dëshpërimin më të madh”, deklaroi Basha.

Duhet theksuar se numri i qytetarëve në Elbsan ishte shumë i lartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here