Masakra në Memaliaj/ Policia arreston 63-vjeçarin

0
142

Skënder Hoxha, pasi ai pranoi se kishte masakruar bashkëshorten e tij, është arrestuar nga Policia e Tepelenës

NJOFTIMI I POLICISË:

Tepelenë.

Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Vagalat në Tepelenë.

Arrestohet në flagrancë 63 vjeçari pasi vrau bashkëshorten.

Pas njoftimit të marrë se shtetasja A.H., banuese në fshatin Vagalat, Bashkia Memaliaj, u gjet nga familjarët e pajetë në banesë, me dëmtime në kokë, menjëherë u ngrit grupi hetimor ku në bashkëpunim Prokurorinë kryen veprimet e para procedurale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër bënë arrestimi në flagrancë të shtetasit S.H., 63 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen A.H., 53 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Një 53-vjeçare është masakruar në dhomën e gjumit në fshatin Valagat në Memaliaj. Antoneta Hoxha, është gruaja e vrarë. Pas disa orësh pyetësor në polici, burri ka pranuar krimin. Ai ka thënë se e ka goditur gruan me levën e kazanit të rakisë. Pasi e ka goditur, ajo ka qenë ende gjallë dhe ka kërkuar ndihmë nga i shoqi, por ai e ka lenë të vdekur. Fqinjët që e gjetën të pajetë thanë se ata ishin një familje e qetë, ndërkohë që gruaja është gjetur e mbuluar në gjak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here