Habit si gjithmonë Balla! Nuk ka negociata me askënd në kurriz të Kushtetutës! Po cilës Kushtetutë??? Asaj që shkel çdo ditë…

0
87

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi i prerë se nuk ka negociata me askënd mbi kurrizin e Kushtetutës

Pas takimit ku u zyrtarizua koalicioni parazgjedhor ASHE, Balla tha se kjo aleancë do të fitojë zgjedhjet në të gjitha bashkitë.

“Në respekt të afateve të përcaktuara nga Kodi zgjedhor sot kemi përmbyllur me 23 parti një marrëveshje për krijimin e ASHE. Kemi ruajtur të njëjtin emër të koalicionit me të cilin kemi fituar zgjedhjet e 2013, 2015, 2017 dhe më të cilin do fitojmë edhe zgjedhjet e 2019 në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo Aleancë është gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje. Jam i sigurt se do ketë aleanca e koalicione të tjera. Nuk kam asnjë koment për aleanca që ngrihen mbi parimin e kundërshtimit të votës. Partitë kanë për detyrë të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Balla.

I pyetur nëse do të marrë PS pjesë në një tryezë të iniciuar nga President Meta, Balla theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen.

“Mandati i parlamentit është tejet legjitim. ka qenë shumë i qartë qëndrimi i SHBA-ve përmes Palmer, apo dhe qëndrimi i BE, i cili nxit të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet janë të gjithë pranuara me këdo që merr pjesë dhe ajo që është shumë e rëndësishme, ritheksoj dhe njëherë se nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë të bllokojë zgjedhje të lira”.

Nuk jam Nostradamus por di që afatet zgjedhore janë kushtëzuese.

Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë, apo ta përdorë kushtetutën a kodin zgjedhor si një alibi për humbjen e radhës e ka shumë gabim. Nuk ka negociata me askënd mbi kurrizin e Kushtetutës. Siç bën gabimin për dorëzimin e mandateve, tani jemi në fazën që Lulzimi dhe Monika duan t’iu heqin të drejtën qytetarëve për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive”, deklaroi Balla.

Ndërkohë pyetjes se përballë kujt do konkurrojë ASHE në zgjedhje, Balla iu përgjigj: “Në zgjedhje partitë konkurrojnë për të marrë besimin e popullit.

Ne konkurrojmë për të rikonfirmuar besimin e marrë në 2017 tani për t’u rikonfirmuar në qeverisjen vendore. Janë 42 parti, merrni regjistrimet në KQZ. Dhe pyeteni çfarë qëndrim kanë unë flas në emër të koalicionit për Shqipëri Europiane”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here