“Super takimi”, DW nxjerr bllof propagandën e Qeverisë: Merkel s’pati kohë për Ramën, biseda më pak se 30 minuta

0
101

Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga kancelarja Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit me vendet e Ballkanit. E menjehere aparati propagandues nge Kryeministria ka nisur lajmet pompoze nga ky takim, duke folur per levdata ndaj Qeverise dhe shanse te medha per negociatat.

Por  Deutche Welle ne shqip raportoi se takimi mes Rames dhe Merkel zgjati me pak se 30 minuta, pasi kancelarja e kishte me shume mendjen tek takimi me Macron qe kishte mberritur aty per aty.

Njoftimi nga Kryeministria

Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu mësohet se Kryeministri Rama foli edhe per pritshmëritë e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj.

Kryeministri Rama e ka falenderuar Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ne takim u diskutua gjithashtu edhe per rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here