“Rama-Merkel, çfarë do diskutohet?” Manjani: Nuk ja mban askujt…Ja kanë bërë benë!

0
116

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar lajmin e  publikuar në media për takimin që do të zhvillojë kryeministri Rama me kancelaren Merkel.

“Nuk pritet që udhëheqësi jonë të dëgjojë gjëra të mira aty. Se po të pritej, ehuuuuu ç’do benin mediat sot!”, shkruan Manjani në rrjetin social Facebook.

 Statusi:

“Rama do takohet me Merkel”- është lajmi i ditës.

Kaq propogandohet me të madhe nga media qeveritare. Askush nuk e zgjat më shumë se çfarë pritet të diskutohet në takim…

Nuk ja mban askujt!

Nuk pritet që udhëheqësi jonë të dëgjojë gjëra të mira aty. Se po të pritej, ehuuuuu ç’do benin mediat sot!

Do na kishin bërë anëtarë themelues të Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër as Kryeministri jonë nuk ka më ç’të thotë. E kam fjalën për gjëra me sens, se broçkulla pa dyshim mund të thotê…

Ndoshta mund të raportojë se si përzuri me “sukses” të plotë çdo investim gjerman në Shqipëri!!!

Mund të raportojë se si edhe gjermanin e fundit, drejtorin gjerman të aeroportit, duan ta përzënë… Ja kanë bërë bénë!

Ose thjesht mund të flasë për kufinjtë e Kosovës, se me të Shqipërisë ka mbaru punë…

Për çështjet e tjera, që i takojnë demokracisë sonë, pa dyshim fajin e ka PD dhe CDU…

Në fund po të njëjtat media do raportojnë për një takim të suksesshëm si rralle më parë. As kur ishim mirë me Merkelin nuk kemi qenë kaq mirë sa sot.

Takim të mbarë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here