Ngjarje kriminale! Të shtëna me breshëri drejt karburantit në Vorë, policia asnjë informacion…

0
110

Një ngjarje kriminal është regjistruar orët e para të mëngjesit të së hënës në autostradën Tiranë-Durrës.

Të shtënat me armë zjarri kanë pasur objektiv një karburant në afërsi të Vorës.

Në  vendin e ngjarjes janë gjetur 22 gëzhoja ndërsa shenjat e plumbave gjithashtu dukeshin qartë në pjesën e jashtme te karburantit.

Sipas informacioneve godina drejt së cilës është qëlluar  përket shtetasit me iniciale E.SH.

Nuk dihen ende rrethanat apo autorët e mundshëm teksa për këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë njoftim nga policia e Tiranës apo ajo e shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here