Vendim tragjik, nëna 27-vjeçare mbyt foshnjën 6 ditëshe! Fsheh trupin në tavan

0
127

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një nënë 27 vjeçare, dyshohet se mbyti foshnjën e saj gjashtë ditëshe të gjinisë mashkullore në shtëpi, ku edhe e kishte lindur.

Nëna  e kishte vendosur trupin e pajetë të foshnjës në tavanin e shtëpisë. Kjo ngjarje u zbulua mbrëmë nga policia. Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion, ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor, është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria e Prizrenit po përgatitet të kërkojë paraburgim për 27 vjeçaren M.B, ku po hetohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”.

Foshnja i përkiste gjinisë mashkullore dhe nëna 27 vjeçare ishte e pamartuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here