Socialistët e futën në zgjedhje, Patozi: Falenderoj mbështetësit, jemi në fushatë

0
119

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi falenderon të gjithë mbështetësit që bënë të mundur finalizimin e projektit politik dhe thotë se tashmë BD është në fushatë elektorale.

Postimi i plotë:

KRIJO BINDJEN TËNDE, BESO BINDJEN TËNDE, VOTO BINDJEN TËNDE! “Bindja Demokratike” u zyrtarizua sot si parti konkurrente në garën elektorale të 30 qershorit. Vendimi i marrë nga KQZ do të thotë se praktikisht ne jemi në fushatë, pasi zgjedhjet vendore janë pothujase në prag. Duke falenderuar edhe një herë të gjithë ata që e bënë të mundur finalizimin e këtij projekti politik, që nga firmëtarët, e deri tek mbështetësit e parë të saj, ne angazhohemi solemnisht për një fushatë modeste, të vendosur dhe qytetare, por mbi të gjitha për një rezultat dinjitoz më 30 qershor. Me këtë rast, ne ftojmë çdo qytetar të këtij vendi, që mendon se Shqipëria po qeveriset keq e mos më keq për shkak të një sistemi të kalbur politik për t’iu bashkuar projektit tonë. “Bindja Demokratike” do të jetë shtëpia e lirisë, porta e hapur për çdo shqiptar që beson tek vlerat dhe tek fuqia e saj.  Ndaj ne pa humbur asnjë sekondë kohë shpallim sot fushatën kombëtare të anëtarësimeve në “Bindjen Demokratike”, e cila nuk do të pengojë përgatitjet tona për të shkuar në zgjedhje me kandidatë dhe lista këshilltarësh në të gjitha bashkitë e vendit. 
Mirësevini tek BINDJA DEMOKRATIKE për të ndryshuar Shqipërinë Adresa: Rruga e Elbasanit, Ndërtesa 5, Hyrja 2/1, TIRANE

Ditën e sotme, 4 anëtarët e PS në KQZ votuan pro regjistrimit të Bindjes Demokratike në zgjedhje. I vetmi që votoi kundër ishte kryetari i KQZ, Klement Zguri, i emëruar nga PD. Argumenti i përdorur nga Zguri lidhej me afatet ligjore të regjistrimit të partive. Zguri tha se afati i regjistrimit në zgjedhje ishte 21 prilli, ndërkohë që gjykata e ka regjistruar BD në 23 prill, duke kaluar kështu afatet ligjore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here