“Bomba”, ekzekutohet pranë shtëpisë “koka” e klanit mafioz! Shkak, trafiku i drogës nga Shqipëria

0
125

Mediat italiane kanë shkruar se trafiku i drogës nga Shqipëria është motivi i përplasjes mes dy grupeve mafioze.

Girolamo Perna, i cili ishte një prej bosëve më të mëdhenj të drogës, është vrarë mbrëmjen e djeshme në një atentat mafioz në provincën e Foggisë në Itali.

Mësohet se ai është ekzekutuar me armë zjarri shumë pranë shtëpisë së tij ndërkohë që mediat italiane shkruajnë se ai ishte së bashku me një person tjetër, në momentin kur u qëllua për vdekje.

Personi që ka qenë se bashku me bosin e drogës është marrë në pyetje nga policia por nuk është zbardhur dëshmia e tij.

Klani Perna ishte në rivalitet me klanin Raduano. Po ashtu bëhet e ditur se 28-vjeçari, Girolamo Perna është një tjetër viktimë në përleshjet për kontrollin e shitjes së drogës në zonën Gargano dhe trafikun e saj me Shqipërinë.

Përgjatë tre viteve të fundit në zonën e Viestes janë eliminuar gjithsej edhe nëntë persona të tjerë. E midis tyre dhe një prej bosëve më të mëdhenj të drogës, Angelo Notarangelo.

Mësohet se Perna i kishte shpëtuar një atentati në shtator të 2016 nga rivali i tij, Marco Raduano.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here