Turp dhe mjerim i madh si jemi katandisur! Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Akt i turpshëm…

0
98

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktori Romir Zalla kanë reaguar pas heqjes së gërmave tek Teatri Kombëtar. Aleanca në një postim shkruan se gërmat janë hequr natën, dhe kjo gjë është një turp.

“Godinës së Teatrit Kombëtar sot natën, si hajdutë ordinerë, i kanë zhveshur gërmat. Është turp dhe mjerim i madh që jemi katandisur të qeverisemi nga njerëz që pronën publike dhe pasuritë kombëtare i shohin veç si mall që duhet grabitur në funksion të pasurisë së tyre. Turp!”

Ndërsa aktori Romir Zalla me ironi shkruan se kërkon ndihmë nga shteti për të zbuluar autorët. “Alo, shteti! Dua të denoncoj një hajdut ordiner, një keqbërës që ka vjedhur dhe dëmtuar pronën publike…”, shkruan aktori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here