Ish-deputeti i PD-së “plas bombën”: Ja kur do të rrethojmë Surrelin…

0
128

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ka paralajmëruar se rrethimi i kryeministrisë nuk është asgjë, dhe se në ditët në vijim mund të rrethohet edhe Surreli.

Balliu tha më tej se fitorja më e madhe e shqiptarëve është arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur taksat e qytetarëve dhe kjo do të bëhet menjëherë pas largimit të Ramës nga pushteti.

“Protesta do të zgjas aq sa të duan qytetarët, deri në fitoren e plotë. Fitorja e parë do të jetë largimi i Edi Ramës dhe fitorja më e madhe do të jetë arrestimi i të gjithë atyre që kanë vjedhur popullin dhe qytetarët. Mos u habisni, rrethimi i kryeministrisë nuk ishte asgjë,  kur të shihni se deri ku do të arrijë revolta e qytetarëve, mos u habisni kur të bllokohet Surreli. Burgut nuk do ti shpëtojë, jo se e them unë por se e thotë sovrani. Revoltat nuk kanë as plane dhe as skema, se ku do të shkojë kjo rrevoltë do ta shihni në ditët në vijim” -tha Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here