Foto/ “Rama ik!” Tym e flakë, opozita 1 orë bllokim rrugëve në 5 Qarqe kryesore

0
100

Protesta e opozitës u përqendrua në nyjet kryesore rrugore në vend

Përpara protestës kombëtare të 11 Majit, Partia Demokratike protestoi sot për rreth 60 minuta në 5 Qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë.

Por jo vetëm kaq, në Durrës protestuesit kanë ndezur flakadanë të zinj, ndërsa në Elbasan kanë djegur goma. Flakët, tymi i lëshuar prej tyre dhe thirrjet “Rama ik” janë panorama që na vjen nga rrethrrotullimi i Bradasheshit. Ndërsa në Milot, ku ndodhet kryedemokrati Basha situata ishte më e qetë.

Përveç një përplasje me një shofer te rrethrrotullimi Shqiponja, protesta kaloi pa incidente. Mesazhi që dhanë demokratët nga akset kryesore ishte ai për të mos lejuar zgjedhjet vendore pa opozitën, e cila nga ana e saj kërkon zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie tranzitore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po protestohet në të njejtën orë tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet, në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë përballë shtëpisë së pushimit të ushtrisë në Durrës, në rrethrrotullimin Sheq në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan dhe në afërsi të karburantit në Autostradë në Milot.

Ora 18:40- Paloka: Në luftë për mbijetesë, mesazh Ramës
Nënkryetari i PD, Edi Paloka nga rrethrrotullimi “Shqiponja” deklaroi se opozita nuk do të lejojë që në Shqipëri të ketë sërish zgjedhje, apo krim tjetër elektoral, siç i quajti ai.

Duke e cilësuar protestën simbolike, Paloka tha se, bllokimi i rrugëve për 1 orë është vetëm një sinjal që ne japim për të shpresuar që do të ketë reagim.

“Në rast se do vijohet me cinizëm në afrimin e zgjedhjeve, jo vetëm ai që nuk e ndal dot situatën por sikur të mbledhë gjithë socialistët e Europës nuk na ndal dot. Ne jemi në luftë për mbijetesë, shqiptarët janë në pikën për mbijetesë”,- tha demokrati.

Ora 18:25- Basha dhe banorët bllokojnë rrugën në Milot

Me thirrjet “Rama ik”, simpatizantë të PD-së dhe opozitës së bashkuar kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa lideri i selisë blu, Lulzim Basha vijon të qëndrojë në krahë të tyre.

Ora 18:20- Nis me përplasje protesta në Tiranë
Protestuesit që kanë bllokuar rrugën janë përplasur me një shofer që ka dashur të kalojë në këto momente. Ata madje e kanë qëlluar me grushte.

Ora 17:40- Ja si janë shpërndarë ish-deputetët e PD dhe LSI

Tirana – Rrethrrotullimi Shqiponja
Ish deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela, Fatbardha Kadiu do jenë në krahë të protestuesve te rrethrrotullimi Shqiponja. Nga LSI: Petrit Vasili, Klajda Gjosha dhe Floida Kerpaci.

Durrës

Ish deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima do jenë në krahë të protestuesve në aksin Durres-Kavaje, Plepa Autostradë.

Kryetarja Monika Kryemadhi, Sekretari i Pergjithshem Endrit Braimllari, ish-deputetet Nasip Naco dhe Nora Malaj do te jene te rrethrrotullimi i Plepave ne Durres

Elbasan
Nga PD: Esmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli. Nga LSI: Edmond Haxhinasto

Fier
Nga PD: Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj, Tritan Shehu. Nga LSI: Kejdi Mehmetaj.

Milot
Nga PD: Kryetari Lulzim Basha, Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj. Nga LSI: Viktor Tushaj, Perparim Spahiu dhe Agron Cela

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here