10 vite i arratisur nga burgu, 64-vjeçari dorëzohet për arsyen absurde…

0
119

Një 64-vjeçar kishte 10 vite që u fshihej autoriteteve australiane në një destinacion pushimesh, në Kanarie të Spanjës. Ai ishte arratisur nga një burg austriak dhe iu vetëdorëzua autoriteteve pasi ishte mërzitur duke qëndruar në ishujt Kanarie në Spanjë.

“Tenerife nuk është më aq vend i këndshëm sa ka qenë”, mësohet t’i ketë thënë ai policëve në Salcburg, duke shtuar se kishte kaluar mjaftueshëm kohë në arkipelagun spanjoll në oqeanin Atlantik.

I arratisuri, emri i të cilit nuk është bërë publik, mbante me vete dy valixhe kur u vetëdorëzua në polici, në stacionin e trenit në qytetin austriak.

Më vonë autoritetet konfirmuan se ai ishte arratisur nga një burg në lindje të vendit më 10 vjet e gjysmë më parë, ndërsa tani po qëndron në qeli në Salcburg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here