Gazetari holandez: Holanda ka dhënë sinjalin, pret ndryshimin…

0
117

Gazetari holandez me nënë shqiptare, Vincent Triest, ka qenë i ftuar sot në “A show” në News24 ku ka folur për jetën e tij por edhe për vendimin e parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Ai tha se, Shqipëria me Holandën kanë kultura të ndryshme, ndërsa për sa i përket vendimit për vizat, Triest tha se është një sinjal që duhet lexuar qartë.

“Unë përpiqem t’i qëndroj fakteve, t’i përshkruaj gjërat sa më mirë. Përpiqem t’i informoj njerëzit.
Në Holandë është kultura bëj çfarë të duash. Ndaj prostitucioni dhe kanabisi është i legalizuar. Në Holandë je anonim fare, në Shqipëri të përshëndesin e të njohin. Është një kulturë tjetër”, tregoi ai.

Vendimi i parlamentit holandez për të nuk është një qëndrim politik ndaj njërës apo tjetrës palë. Triest tha se Holanda kërkon ndryshim në Shqipëri.

“Nuk kemi të bëjmë me një qëndrim politik. Nuk ka bërë një reagim ndaj PD apo PS. Kemi të bëjmë me një sinjal të fortë për njerëzit në Shqipëri.

Ata shpresojnë që duke i dhënë sinjal njerëzve diçka në Shqipëri mund të ndryshojë. Ajo që kërkon parlamenti në Holandë është të luftohet më fortë krimi. Kjo nuk është gjë e keqe”, deklaroi Triest.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here