Arrestohet i riu, plagosi me thikë 46-vjeçarin…

0
110

Një 30-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Elbasanit. Shtetasi i identifikuar me iniciale A.H, dyshohet se ka plagosur me thikë dhe për motive të ftohta shtetasin D.T 46-vjeç.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirë-organizuar arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasin D.T., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Plagosja e rëndë me dashje”.”-njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here