Pse nuk u lejuan kamerat në konsultim publik? Dëgjesat për HEC Kalivaç, konsulenti: S’lejohen filmimet

0
101

Konsultimi publik për projekte të ngjashme është një nga pikat më të dobëta të procesit, që jo rrallë herë është shoqëruar me konflikte mes banorëve të zonave që preken dhe investitorëve, për shkak se nuk zbatohen hallkat e parashikuara në ligj.

Pas nënshkrimit të kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit mbi lumin Vjosë, kompania konsulente për zhvillimin e studimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, Albkons e kontraktuar nga konsorciumi koncesionar ”Ayen Alb”, ka nisur konsultimet paraprake me grupet e interesit. Megjithatë, pavarësisht se këto konsultime kanë për qëllim marrjen e informacionit mbi komponentët kryesorë të projektit, përfaqësuesit e kompanisë nuk kanë lejuar që një prej takimeve të zhvilluar me organizatat e shoqërisë civile të filmohej nga media.

Por përveç ndalimit të kamerave, edhe organizatat e shoqërisë civile shprehën rezerva mbi mbarëvajtjen e takimit. Përmes një deklarate për shtyp, ato u shprehën se ky nuk mund të konsiderohet konsultim me palët e interesuara. Sipas tyre, jo vetëm që qysh prej lidhjes së kontratës, në qershor të vitit të kaluar nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë projekt, por edhe në takimin e dedikuar nuk iu është vënë në dispozicion asnjë dokument paraprak apo studim i realizuar nga kompania, mbi të cilin mund të jepnin mendimet apo komentet e tyre.

Hidrocentrali Kalivaçit parashikohet të ketë një fuqi të instaluar prej 111 000 Kw por, projekti për ndërtimin e këtij HEC-i është kundërshtuar prej vitesh nga organizatat mjedisore për shkak të vlerave të larta natyrore të lumit Vjosë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here