252 orë false me destinacion Shqipërinë, bllokohen nga autoritetet gjermane

0
113

Orët e sekuestruar kishin si adresë nisje Hongkongun dhe destinacioni i tyre ishte tregu i Shqipërisë. Kështu ka deklaruar të enjten një zëdhënëse e zyrës doganore, shkruan Welt.de.

Zyrtarët doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani kanë konfiskuar 252 orë dore të falsifikuara, të cilat kishin si destinacion final Shqipërinë.

Krahas orëve të dorës, agjentët doganorë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 148 qese prej letre me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura të orëve.

Çmimi në treg i orëve nëse ato do të ishin origjinale arrinte rreth 60,500 euro. Sipas mediave gjermane, bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është shpërndarë në publik një ditë më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here