“Këtë Cakaj-n duhet me e ftu tani nëpër dasma për të mbajtur humorin gjallë”

0
150

Gent Cakaj, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, gjithnjë e më shumë po shkakton humor në rrjet. Sot Cakaj u shfaq në disa studio televizive duke marrë përsipër bashkë me Taulant Ballën për të justifikuar vendimin e marrë një ditë më parë nga parlamenti i Holandës, i cili për shkak të kriminalitetit shqiptar vendosi rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë.

Vendimi në fjalë është paralajmërimi më i ashpër që i bëhet Shqipërinë që prej vitit 2010 kur shqiptarët përfituan nga liberalizimi i vizave. Por njëkohësisht është edhe sinjali më negative që i jepet qeverisë shqiptare lidhur me luftën ndaj krimit dhe drogës.

E ndërsa Cakaj është munduar diku të justifikojë qëndrimin dhe diku tjetër ka humbur kontrollin duke krijuar përplasje me gazetarët, në rrjet nuk ka të ndalur humori.

Në një koment në rrjet, Ylli Dylgjeri ka thumbuar sërisht Cakajn teksa shkruan: “Këtë Cakaj-n duhet me e ftu tani nëpër dasma për të mbajtur humorin gjallë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here