‘Deutsche Welle’: Vendimi i Holandës, hije për negociatat e Shqipërisë me BE

0
163

Ka shkaktuar një valë reagimesh vendimi i parlamentit të Holandës për të vendosur regjimin e vizave me Shqipërinë. Në një raportim të deklaratave që bën Deutsche Welle në faqen e saj online përmenden thëniet e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, ambasadës së Holandës, Presidentit, qeverisë dhe opozitës në Shqipëri. Por në fund bëhet edhe një vlerësim.

“Rezoluta e Parlamentit holandez i është drejtuar qeverisë së Holandës. Nëse qeveria e miraton, që zbatohet duhet edhe miratimi i Komisionit Europian. Sidoqoftë vendimi i qeverisë holandeze dhe më pas i KE, rezoluta e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët hedh hije në shpresat e Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE në qershor apo pak muaj më vonë” – citon Deutsche Welle.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here