Grida Duma përplaset ashpër me Spartak Ngjelën…

0
133

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka sulmuar avokatin Spartak Ngjela, i cili deklaroi në emisionin ‘Open’ se protestuesit e opozitës “i njoh nga kafkat që janë të paguar”.

“Nuk mund të thuash që i njoh nga kafkat. Nuk të zbresin ty amerikanët te shtëpia që na tregon ti planet e tyre”, tha Duma. Duma deklaroi në emisionin “Open” se ky deklarim i Ngjelës është një skandal.

Ngjela u përgjigj: “Ke ardhur të flasësh me mua apo për mua?”

Sipas avokatit, reagimi i policisë erdhi pasi protestuesit ishin të maskuar. Ish-deputetja tha se maskimi është simbolik dhe gjëja më normale e më perëndimore. Sipas Dumës, nuk ka asnjë vështirësi për një turmë për të hyrë në Kuvend, por nuk ka dashur.

Duma tha se ekuilibri më i madh ka qenë për të mbajtur paqësisht këtë protestë.

Kurse Neritan Sejamini deklaroi në emisionin Open me Eni Vasilin se “protestat e opozitës kanë qenë pa dhunë, por me incidente”.

“Nuk ka pasur dhunë sistematike dhe dëme, ndërsa reagimi i policisë ka qenë disproporcional me gazin lotsjellës”, deklaroi Sejamini.

Avokati Spartak Ngjela reagoi duke thënë se nuk mund të sulmohet Parlamenti.

“Mos e sulmo Parlamentin, pse e sulmon? Po të shkosh në Parlamentin e Francës, të nxjerr autoblindin ai”, tha Ngjela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here