Nuk ndalet Erion Veliaj…!!! tjetër tender pa garë 9,3 milionë lekë kompanisë “Fusha”

0
125

Tenderi me vlerë 93 milionë lekë iu dha kompanisë në fund të marsit nga Bashkia e Tiranës. Kjo është kontrata e 43-të për kompaninë e cila mban rekordin për përfitimet që ka marrë në kryeqytet

Nga Neritan Gjergo-Shekulli

Kompania ‘Fusha sh.p.k’, e lakuar për numrin e madh të tenderëve që ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit, por edhe për lidhjet e forta  të saj me bashkinë e Tiranës dhe qeverinë, ka përfituar një tjetër tender pa garë në vlerën e 9,3 milionë lekëve.

Bëhet fjalë për shërbimin e pastrimit të terminaleve të Tiranës. Me këtë tender, ku nuk u paraqit asnjë konkurrent tjetër, dhe oferta ekonomike e Fushës ishte 9.2 milionë lekë, kompanisë iu hap rruga për të marrë kontratën nr. 43 publike, duke përfituar në total 4.1 miliardë lekë, si operator i vetëm, pa llogaritur të tjerat që janë fituar me bashkimin e shoqërive.

Vetëm në bashkinë e Tiranës, firma e cila zotërohet nga Shkëlqim Fusha ka fituar 35 kontrata, që nga ndërtimi i sheshit Skënderbej, pastrimin e pjesës perëndimore të kryeqytetit, urës së Menikut etj. Jo drejtpërdrejt, kompania u bë objekt sulmi gjatë përplasjeve dhe protestave të zgjatura për ndërtimin e godinës së re në themelet e Teatrit Kombëtar.

Në tenderin e radhës, kompania me tagrin që i jep bashkia do të marrë përsipër pastrimin e 52,454.00 m², sipërfaqe kjo e terminaleve nën dhe mbitokësore.

‘Shërbimi i fshirjes me krahë e shesheve dhe terminaleve do të realizohet me krahë 4 herë në javë nga Operatori i Shërbimit, i cili gjithashtu do të kryejë dhe të gjitha shërbimet e tjera mbështetëse të parashikuara në metodologji për të gjitha sipërfaqet e përcaktuara që janë parashikuar në listën e shesheve dhe terminaleve me volumet e tyre për shërbimin e fshirjes’, thuhet në dokumentin specifik të kontratës, ndërsa shërbimi do të do të mbyllet në 31 dhjetor të këtij viti. Ndërkohë, operatorit i vendosen dhe kushte për këtë shërbim, por që me shumë gjasë ato do të plotësohen, të paktën parimisht.

‘Për asnjë rast nuk do të lejohen sheshe dhe terminale të papastruara apo mbeturina të pa larguara në to. Në të gjitha rastet kur evidentohen bllokime apo pengesa nga faktorë të jashtëm të cilat nuk mund të pastrohen me operacionet e parashikuara në metodologji, operatori i shërbimit duhet të njoftojë menjëherë dhe të marrë masa për pastrimin e tyre jo më vonë se 3 orë nga orari i përfundimit të shërbimit, i përcaktuar në grafik.

b. Operatori i shërbimit detyrimisht duhet të ketë çdo ditë në punë minimalisht numrin e punëtorëve dhe pajisjeve sipas numrit të deklaruar në ofertën e tenderit për të garantuar kryerjen me cilësi dhe në kohë të shërbimit. c. Për raste të veçanta operatori i shërbimit është i detyruar të fshijë sheshet dhe terminalet më shumë se një herë pa shpenzime’, janë këto kushtet për kompaninë, e cila e fitoi tenderin pa asnjë problem.

Image

Tenderët pa garë

Historiku i dokumenteve të viteve të fundit, nxjerr në pah shkeljet e Bashkisë së Tiranës, e cila nuk ka hapur garë për tenderin e pastrimit të pjesës perëndimore (330 milionë lekë) dhe ndërtimin e këmbëve të urës Menik (154 milionë lekë). Zyrtarët e bashkisë kanë negociuar direkt me firmën Fusha Sh.p.k. Skandali thellohet edhe më tej, pasi as njoftimet e shpalljes së dy tenderëve, nuk janë publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, një detyrim ligjor ky për të qenë transparentë për fondet publike. Kjo rrëzon përtokë edhe çmimin fals të fituar nga Bashkia e Tiranës, ku vlerësohej për transparencë ndaj publiku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here