Ish-deputeti i PD-së publikon fofot: Dhunë shtazarake, protestuesi mbahet i lidhur me pranga në spital

0
94

Sipas ish deputetit të PD-së,  Xhemal Gjunkshi policia po mban të lidhur me pranga një protestues i cili ndodhet në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore si dhe tenton të pengojë përfaqësuesit e PD-së që ta vizitojnë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka publikuar në rrjetet sociale disa foto, ku bashkë me ish-deputetin tjetër Bardh Spahia ndodhen në ambientet e spitalit nga ku marrin ndihmën mjekësore protestuesit e lënduar gjatë ditë së djeshme.

Përkrah foto Gjunkshi shkruan se policia ushtroi dhunë shtazarake ndaj protestuesve dhe qytetarëve, duke shtuar se janë me dhjetëra rastet e keqtrajtimi dhe dhunimi.

Statusi i plotë:

Dhunë shtazarake e policisë kundrejt qytetarëve protestues. Janë me dhjetëra rastet e keqtrajtimit dhe dhunimit të qytetarëve të ndaluar.

Ne ishim dhe pamë nga afër protestuesit e dhunuar në urgjencën e spitalit të traumës.

Policia , e pa aftë për të ndaluar bandat e krimit të organizuar, ne kundershtim me ligjin, mban të lidhur me pranga qytetarin në kushtet e shtrimit spitalor dhe tenton të na pengojë edhe neve.


Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here