“Opozitari” Ralf Gjoni: Kam marrë masa që të mos qëllohem më me bojë….

0
116

Deputeti më i Kuvendit, Ralf Gjoni, i dalë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka treguar detaje nga mënyra sesi u bë deputet, por edhe nga njohja e tij me presidentin e sotëm, Ilir Meta.

I ftuar tek “Natë me Xhaxhiun”, Gjoni e nisi duke treguar ngjarjen e 1985 kur vdiq Enver Hoxha.

“Me 11 prill kur vdiq Enveri më ka dhënë një dru të mirë babai. Zbrita poshtë shtëpisë, jetonim tek Xhamlliku dhe i shihja të gjithë duke qarë, edhe fëmijët po ashtu. Ata më pyetën ‘po ti pse nuk qan’.

Ju thashë se unë nuk kam qarë kur më vdiq gjyshi jo më do qaj për Enverin. Futem në shtëpi dhe i tregoj babit, ai më tërheq për flokësh. Më thotë më mirë të të vras unë se sa të na vrasin ata të gjithë si familje. Nuk e harroj si 10 vjeçar frikën e prindërve të mi ndaj atij sistemi, dhe nuk e imagjinoj dot që edhe sot të kemi frikë nga diçka e tillë”, tregoi ai.
Më tej, Gjoni tha se kur mori mandatin u qëllua me bojë, dhe se tashmë ka marrë masa që të mos përsëritet e njëjta gjë. “Dorën e fal, mendjen nuk e fal. Nuk kam frikë.

Besoj tek forca ime dhe e familjes sime. Besoj tek miqtë e mi, tek policia, tek miqtë me influencë që më rrethojnë dhe përkrahin. Nëse ndodh më do kenë një problem të madh, kaq mund te them”, tha Gjoni, duke folur për incidentin me bojën që u hodh ndaj tij.

Megjithëse Kryemadhi i ka quajtur ‘tradhtarë’, ata që pranuan mandatin e deputetit, Ralf Gjoni thotë se 90% e LSI janë miqtë e tij, dhe se me pranimin e mandatit, ai plotësoi “vullnetin” e Ilir Metës, i cili i tha se do bëhej deputet.

“Jam ende anëtar i LSI madje edhe i Komitetit Drejtues Kombëtar i zgjedhur nga anëtarësia. Ju bëj thirrje drejtuesve të LSI që të mbajnë një qëndrim korrekt ndaj emrave të listës shumë emërore të deputetëve të saj. Unë i kam bërë një nderë shumë të madh duke qenë në Parlament. Meta më ka thënë kur me ka vendosur në listë se ti do të jesh në Parlament ndërsa më vuri të 11. A e di LSI këtë gjë apo jo…?”, tha Gjoni.

Ralf Gjoni, është një nga deputetët e rinj të LSI që pranoi mandatin e deputetit, duke dalë kështu nga qëndrimi i PD dhe LSI. Prej 3 muajsh opozita ka braktisur parlamentin, dhe ka djegur mandatet duke hapur një krizë të thellë politike.

Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, Rama ofron vetëm dialog për reformën zgjedhore, por jo dorëheqjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here