Goxhaj zbardh detaje të reja: Grabitja e Rinasit u bë me armët blindshpuese të zhdukura në Pashaliman nga komando të trainuara!

0
1567

GRABITJA NGA KOMANDO USHTARAKE (dhe jo burgaxhinj) E RINASIT, MAJA E AJSBERGUT E NJË PËRPLASJE TË 2 STRUKTURAVE MAFIOZE TË RILINDJES!

Nga Altin Goxhaj:

5(0) Pyetje që zbërthejnë të vërtetën e fshehur nga pushteti, politika dhe mediat e pushtetit!

Grabitja nga komando ushtarake (dhe jo burgaxhinj) e rinasit, maja e ajsbergut e një përplasje të 2 strukturave mafioze të Rilindjes!

Armët e përdorur në grabitjen e Rinasit janë ato që mungojnë në inventarin e Bazës së Pashalimanit!

Sps siç ju kemi thënë Rinasin nuk e grabitën burgaxhinj me eksperiencë rruge por ushtarakë të trainuar!
Prej 2 ditësh i gjithë shteti është në këmbë jo për të gjetur grabitësit e Rinasit por për të manipuluar të vërtetën! Admir Murataj është “IDENTIFIKUR” si koka e grabitjes ndërkohë që gjurmët dhe rezultatet e grabitjes të çojnë në një reaksion zinxhir:
  • sa në depotet e armëve të bazës ushtararake të ushtrisë së “NATOS” në Pashaliman në Janar 2019 ku u zhdukën pa gjurmë armë dhe municione sulmi blindshpuese dhe granata,
  • aq edhe te reaksioni ndërkombëtar që Shqipëria e NATOs ja kaloi Aeroportin e vetëm në vend një kompanie kineze sipas pazareve të fshehta të Qeverisë së Natos me Kinën në 2016 duke shqetësuar ndërkombëtarët dhe sidomos amerikanët,
  • sa në absurdin e kushteve absurde të sigurisë në Rinas ku dera e zjarrfikëseve ruhej me një dryn kinez të blerë te tregu kinez i Medresesë, dhe një pengesë e lehtë betoni që edhe një furgon i thjeshtë e tërheq si me qenë prej bukëpeshku,
  • aq edhe te lehtësia që paska pengmarrja e aeroplanëve me motor ndezur në Rinas (pavarësisht se kjo pengmarrje zgjati veç 4 minuta),
  • sa në “budallikun” e komandove për të lënë një gjurmë kaq të të lehtë të identifikueshme në vendngjarje dmth “Admir Murataj” me maskë i vrarë dmth burgaxhi i etiketuar pa asnjë referencë faktesh dhe provash nga zëdhënia e pushtetit dmth Endri Fuga dhe papagajtë e tij në institucione dhe media si “koka, organizatori dhe truri i bandës”,
  • aq edhe në faktin se i vetmi person që ne duhet të shihnim në kamerat e sigurisë ishte po “i njëjti” person me maskë që u gjet i vrarë, pra kjo maska paska qenë fatkeqe se kush e mbaka vriteka,
  • sa në.. aq edhe.. etj etj etj

Pyetjet e thjeshta që diskreditojnë gjithë skenarin e prezantuar nga Qeveria janë këto:

PYETJET NR 1.

Pse fshihen municionet blindshpuese që u zhdukën nga ushtarakë (dhe jo burgaxhinj në arrati) në Pashaliman?

  • Kush janë të dhënat për kalibrat e armëve dhe municioneve përfshi edhe granatat e përdorura nga komandot në 9 Prill 2019?
  • A përputhen këto me armët dhe municionet “e zhdukura pa lënë gjurmë” nga brenda bazës ushtarake të Pashalimanit (dmth nga ushtarakë) në 11 Janar 2019 për të cilat ndodhet në burg pa asnjë lidhje ca roje:
Lista e armatimeve të zhdukura pa lënë asnjë gjurmë në bazën e Pashalimanit në 11 Janar 2019:a) 2 arme luftarake automatike model 56 me bajonet shtizeb) 700 fisheke luftarake 7.62m qe perdoren nga arme luftarake pistolete TT model 54c) 3691 fishekë luftarakë qe perdoren nga armet luftarake automatik blindshpues djegesd) 40 granata dore luftarakee) 40 ndezesa per granata dore luftarakef) 1 kreher hark automatik luftarakg) 1 pushke M-4 karabine luftarake model 14.5 me barrel 5x56x45mmh) 1000 fisheke luftarake model 5.56mm x 45mm me maje te rrubullaket normali) 4 krehera rezerve per 30 fisheke luftarake 5.56mm
  • Në çfarë faze ndodhen hetimet e zhdukjes së armëve dhe municioneve përfshi edhe granatat blindshpuese në Bazën Ushtarake të Pashalimanit?
  • Kush është pista e hetimit deri tani?
  • Çfarë leverdie kanë rojet e shkreta (që dergjen prej muajve qelive si koka turku) të vjedhin këto armë dhe nëse këto armë janë zhdukur a ka shanse që ato t’i zhduki një copë burgaxhiu i Greqisë dhe jo ushtarakë të trainuar që e dinë me saktësi se ku ndodhen dhe si t’i identifikojnë municionet blindshpuese të afta për të shpuar mjetet e blinduara të transportit të parave?
  • Përse nuk ka asnjë pistë të tillë hetimi as nga policia dhe as nga prokuroria, as nga SHISH dhe as nga gazetarët e gjithëditshëm të kronikës që ushqehen nga kanale jo zyrtare që koordinohen nga Endri Fuga i Edit?
  • Nëse vidhen municione blindshpuese a janë ato për sulm ndaj mjeteve të blinduara dhe kush janë mjetet e vetme të blinduara që të shkon mëndja përveçse mjeteve të blinduara që transportojnë para, si ato në Rinas (pavarësisht se këtë herë nuk e qe e nevojshme me u përdor pasi kushtonte me lirë me thy një dry kinez në derën e zjarrfikëseve të Aeroportit të Rinasit)?

PYETJET NR 2:

Kush dha urdhër (dhe pse) për t’i larguar nga patrullimet policët në Veri të Tiranës që në 06:00 të mëngjesit të dt 9 prill?

  • A ka deklaruar vetë Ministri i Brendshëm Gjeneraë Lleshi te emisioni i Sokol Ballës në Vizion Plus se sa herë i duhet të përballet me protesta i duhet të zhvendosë të gjitha forcat policore nga patrullimi për ti përqëndruar te konfrontimi me protestuesit?
  • Kush e dha urdhërin e operacionit policor në Bulevardin e Ri në 06:00 të mëngjesit në dt 9 Prill 2019 (ku u sulmuan me gaz lotsjellës gratë shtatzëna dhe foshnjet që ndodheshin brend anë shtëpitë e tyre) pra kush dha urdhër të zhvendosjes së gjithë trupave policore nga patrullimet në Veri të Tiranës ku do të ndodhte pas disa orësh grabitja e Rinasit dhe largimi prejt tij?
  • Përse u zgjodh për këtë qëllim pikërisht dita e 9 Prillit kur në Tiranë ndëdhej një zyrtar kaq i lartë amerikan i cili po merrej me krizën politike dhe një ndër akuzat e opozitës duhej të ishte edhe përdorimi kriminal i gazit helmues?
  • Çfarë e bëri Gjeneral Lleshin dhe Edin të zgjidhte në mënyrë kaq dëmtuese për veten pikërisht dt 9 Prill të takimeve të opozitës me Z. Palmer si dita e sulmit me gaz helmues të popullsisë civile në një zonë të Tiranës?
  • A ishte pikërisht dt 9 Prill 2019 dita e vetme e përshtatshme për sulmin e Rinasit dhe për këtë ishte e nevojshme të hiqej qafe policia nga patrullimet në Veri të Tiranës që përfshin edhe Rinasin?

PYETJET NR 3:

A është kërcënuar Edi nga Partnerët Ndërkombëtarë që të largojë Kinezët që solli në Rinas në 2016:

  • A ka marrë një sinjal të qartë Edi Rama nga partnerët ndërkombëtare që miratimi i shitjes së Aeroportit të Rinasit kinezëve ka cënuar rëndë besueshmërinë e Shqipërisë në NATO por sdms në marëdhënies me SHBA dhe a do të ndëshkohet lidershipi aktual për këtë dhe raste të tjera të cënimit të sigurisë ndërkombëtare të partneritetit ushtarak dhe në fushën e shërbimeve sekrete të Shqipërisë me SHBA?
  • A i është ngushtuar laku ndërkombëtar Edi Ramës si një person i lidhur në mënyrë sekrete dhe simetrike me pazare të dyshimta me kundërshtarët të ndryshëm gjeopolitikë dhe Aeroporti Kinez i Rinasit është pjesë e ngushtimit të lakut?
  • A është ngjarja e 9 Prillit 2019 një pretekst që Edi të zgjerojë lakun ndërkombëtar që i është ngushtuar duke u përdor si pretekst për largimin e kinezëve që vetë solli duke cënuar rëndë sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë?

PYETJET NR 4:

Sekuestrimi urgjent i pasurisë së familjarëve të burgaxhiut Murataj a është shantazh ndaj familjarëve për të mbyllur gojën?

  • A është lajmi për sekuestrimin e menjëhershëm të pasurive të familjarëve të Admir Murataj (sekuestrimi më i shpejtë në historinë e Shqipërisë) një mesazh mafioz shantazhues për t’i detyruar të mbajnë gojën mbyllur për info që hedhin në erë skenarin qeveritar të grabitjes së Rinas si muhabet burgaxhinjsh dhe jo forcash komando të trainuara ushtarake apo policore të lidhura ngushtësisht me strukturat mafioze të Qeverisë?
  • Insistimi i Pushtetit Qeveritaro-Prokurori (tashmë me Reformën në Drejtësi kanë të njëjtin zëdhënsë Endri Fuga) dhe metastazave të veta në media për të çelikosur statusin e Admir Murataj si koka e grabitjes, ndërkohë që hetimet janë kaq larg identifikimit të autorëve dhe vetë skenarit real të grabitjes, një përpjekje e ashpër për të mos çuar drejt gjurmëve të vërteta të autorëve ushtarak apo policor të trainuar dhe urdhëruesve real të strukturave mafioze të Pushtetit?
  • Vetë fshehja e të dhënave tashmë në duart e Prokurorisë të municioneve të Pashalimanit dhe rezultateve të hetimit që ngado që t’a marrësh të çojnë drejt autorëve me background ushtarak, madje në detyrë dhe aspak te ca burgaxhinj që e kanë mësuar grabitjen te kioskat e lagjes?
  • Duke u marrë me një copë burgaxhinj a ikën në drejtim të paditur hetimi dhe paratë nuk gjënden kurrë?
  • Pse kishin frikë forcat e policisë të konfrontoheshin direkt dhe të vazhdonin ndjekjen kur siç pohojnë vetë Admir Muratajn e kanë vrarë të vetët?
  • Çfarë dinin policët mbi armatimin dhe aftësitë e komandove të grabitjes që e kuptonin se do të ishte vetvrasje po t’i ndiqnin?

PYETJET NR 5:

Paratë e kujt u grabitën, sa ishin në të vërtetë dhe gjoba e kujt klani mafioz në pushtet është?

  • Sa para mbajnë 8 thasë? Nëse ato janë prerje 500 euro a shkon shifra në përmasa të tmerrshme (mbi 80 milionë euro)?
  • Paratë e kujt janë ato? Të bankave? Si vërtetohet? Dhe të mos harrojmë që kjo ndodh çdo javë si proçedurë?
  • Mos janë para që pastrohen apo transferohen në mënyrë të paligjshme bashkë me paratë e ligjshme të bankave nga kompanitë e transporteve brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe janë aq shumë sa korruptojnë çdo kompani transportesh në dalje të Shqipërisë dhe hyrje të shteteve të tjera? A është kjo mënyrë se si strukturat mafioze brenda dhe jashtë vendit qarkullojnë qindra miliona euro pasi pastrohen apo ndahen sipas pazareve të drogës dhe “aksioneve” të mafies?
  • Çfarë nxorri hetimi i 2016 për sasinë e parave të bankave që u grabitën në Rinas herën e parë?
  • A doli që ishin më shumë se deklarimi fillestar dhe pse bankat dhe kompania e sigurisë së transportit doli pa lagur?
  • Përse kjo kompani duhet të ketë lidhje personale të ngushta në drejtim me drejtues të pushtetit?
A është grabitja e Rinasit një përplasje midis 2 klaneve të mëdha në pushtet, ata që po ikin me Edin (dhe Saimirin) në krye dhe ata që po vijnë Veliajn (dhe Fatmir Xhafën) në krye?

KONKLUZION:

  1. Burgaxhiu Admir Murataj është vetëm një copë kokë turku, një dordolec që i duhet të gjithëve për të zhdukur hetimin e vërtetë në drejtim të paditur! Grabitja u krye nga komando ushtarakë apo policë të forcave speciale dhe me zinxhir komandimi!
  2. Operacioni i grabitjes nuk është thjesht një grabitje parash por një përplasje e madhe midis 2 klaneve të mafies së Rilindjes në pushtet përkatësisht ata që po ikin nga pushteti dhe ata që po vijnë në pushtet.
  3. Ngjarja ka kontekst gjeopolitik që lidhen me heqjen e koncensionit kinez të Rinasit që u dha Edi në 2016 pasi laku tashmë është ngushtuar dhe heqja e këtij koncensioni e liron disi lakun!
  4. Hetimet janë devijuar qëllimisht duke shmangur gjurmët dhe provat që të çojnë drejt autorëve të vërtetë dhe Dosja e Pashalimanit është mbyllur për të mos nxjerrë në pah të vërtetën!
  5. Ngjarjet aktuale kanë ngjashmëri me vitet 1997 kur grabiteshin bankat njësoj si aeorporti i Rinasit pasi Shqipëria ndodhen në një gjëndje tranzitore ku strukturat mafioze në pushtet po përplasen për afatin se kur duhet të iki Edi dhe kur duhet të vijë Veliaj pasi kjo është pjesë e Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here