Gazetari i njohur nxjerr me fakte lidhjen e juristit të PS-së, Bushi me kompaninë ICTS në Rinas

0
210

Në grabitjen e ndodhur në Rinas, një prej emrave që është implikuar, është dhe ai i Eno Bushit, i cili është njëherësh dhe jurist i PS-së në KQZ, mirëpo mbrëmë në një studio televizive ai pretendoi se në Shqipëri operojnë dy ICTS, që nuk kanë e njëjta gjë.

Mirëpo ky pretendim rrëzohet nga ana e gazetarit Klodian Tomorri, i cili deklaron si më poshtë:

Dy ICTS-te jane e njejta kompani

Debati per sigurine e Aeroportit te Rinasit eshte komplikuar pasi ne skene kane dale dy kompani. E para eshte ICTS Albania sh.pk me NIPT K51613031O, e themeluar ne vitin 2005. Zyrtarisht kjo eshte kontraktorja e sigurise ne Rinas.

Kompania e dyte eshte ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q e regjistruar ne vitin 2009.

Nje dite me pare Lulzim Basha akuzoi publikisht se ne sigurine e aeroportit te Rinasit jane te perfshire zyrtare te maxhorances aktuale duke e drejtuar gishtin nga avokati i partise socialiste Eno Bushi.

Por menjehere pas kesaj deklarate reagoi zoti Bushi, i cili tha se nuk ka qene asnjehere bashkepronar ne kompanine qe siguron Rinasin, por ka qene bashkepronar me 25 per qind te aksioneve vetem te shoqeria ICTS Albania-Integrated Services.

Permes nje reagimi te gjate zoti Bushi thote se dy kompanite jane persona teresisht te ndryshem juridike, por edhe veprimtaria e tyre është tërësisht e ndarë dhe e ndryshme, pa asnjë lidhje midis veprimtarisë së tyre respektive.

Madje ne reagim zoti Bushi kujdeset te vere ne dukje ose me sakte te krijoje pershtypjen se e vetmja e perbashket mes ketyre dy kompanive eshte vetem emri i perafert duke deklaruar se:
“Ngatërrimi që bëhet në media e nga persona të caktuar midis këtyre dy shoqërive, nisur nga përafërsia në emërtimin e tyre, është e qartë se është i qëllimshëm dhe vetëm për kredo politike,

Me tej avokati i partise socialiste thote se nuk është ortak i “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q qysh nga viti 2016 dhe as ka qenë e as është ortak apo administrator i “ICTS Albania” sh.p.k. me NIPT K51613031O.

Por cila eshte e verteta? Ti marrim faktet nje nga nje.

1-A ka lidhje zoti Bushi me kompanine qe siguron Rinasin? Pergjigja eshte PO

Zyrtarisht kontraktorja e sigurise ne Rinas eshte ICTS Albania qe eshte themeluar ne vitin 2005. Zyrtarisht zoti Bushi ka qene aksioner me 25 per qind te aksioneve tek kompania tjeter ICTS Albania Integrated Services. Por edhe pse nuk ka qene asnjehere ortak apo aksioner tek ICTS Albania, zoti Bushi, ka qene perfaqesuesi ligjor i saj qe ne vitin 2008. Shume kohe para se te krijohej ICTS Albania Integrated Services. Pra zoti Bushi ka patur lidhje te drejteperdrejta me kompanine qe siguron Rinasin duke qene perfaqesuesi ligjor i saj.

2- A jane te lidhura ICTS Albania dhe ICTS Albania Integrated Services? Pergjigja eshte prape Po.
Edhe pse jane dy persona te ndryshem juridike, pra dy kompani me NIPTE te ndryshem, praktikisht dy ICTS-te jane i njejti grup. Ato zoterohen nga i njejti pronar, qe eshte ICTS Europe, perfaqesohen te dyja nga te njejtet njerez dhe kane te njejten adrese.

3-A ka lidhje veprimtaria e dy ICTS-ve. Pergjigja eshte PO. ICTS Albania Integrated Services eshte krijuar si kompani ne vitin 2009. Ne statusin e saj thuhet: Kompania do te ofroje konsulence dhe sherbime per bizneset me te cilat ajo formon nje grup ose ndaj paleve te tjera. Pra ICTS-se ku ka qene aksioner zoti Bushi ka bere biznes me ICTS-ne qe ka sigurine e Aeroportit duke i ofruar konsulence dhe sherbime dhe duke arketuar para perkundrejt ketyre sherbimeve.

4- A kane te perbashket dy kompanite vetem emrin e perafert? Pergjigja eshte e qarte tek pyetjet me siper.

Çfarë deklaronte Eno Bushi:

Duke konstatuar zhurmën mediatike të ndezur nga mbrëmja e datës 10 prill e përgjatë gjithë ditës së sotme, me shkrime e deklarata për shtyp ku paraqiten lidhje imagjinare mbi shoqërinë përgjegjëse për shërbimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, për persona të lidhur me qeverinë e gjithfarë fantazish të tjera, vetëm e vetëm për të përdorur politikisht apo mediatikisht një ngjarje kriminale e për përfitime të qarta kredoje politike, dua të sqaroj me fakte e prova se e gjithë kjo zhurmë e përdorim të emrave e personave që kanë jetën e tyre private e punojnë ndershmërisht, bëhet vetëm për të krijuar idenë e rreme e për të ndikuar opinionin publik me synimin e qartë për të përfituar kredo politike.

Së pari, shoqëria që kryen shërbimin e sigurisë së brendshme në aeroportin ‘Nënë Tereza’ Rinas, për llogari të koncesionarit ‘TIA’ sh.p.k., është shoqëria ‘ICTS Albania’ sh.p.k., regjistruar si shoqëri tregtare në datën 31/03/2005 me NIPT K51613031O.

Siç pasqyrohet qartë në të dhënat e publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit për këtë shoqëri, objekti i veprimtarisë së saj është pikërisht kryerja e këtij shërbimi dhe ortaku i vetëm i kësaj shoqërie ka qenë dhe është vetëm shoqëria e huaj e emërtuar ‘ICTS Europe’.

Në këtë shoqëri as kam qenë ndonjëherë ortak e as administrator i saj.

Së dyti, në datën 13/03/2009 është regjistruar shoqëria ‘ICTS Albania – Integrated Services’ sh.p.k. me NIPT K91513022Q. Objekti dhe veprimtaria e kësaj shoqërie është ajo në fushën e shoqërive private të ruajtjes e sigurisë fizike duke qenë e licencuar për ushtrimin e kësaj veprimtarie sipas ligjit nr. 8770, datë 19.4.2001, ‘Për shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike’, tashmë rregulluar nga Ligji 75/2014 ‘Për shërbimin privat të sigurisë fizike’.

Në këtë shoqëri kam hyrë si ortak në vitin shkurt të vitit 2013 duke zotëruar 25% kuotave e duke u emëruar edhe në detyrën e administratorit të kësaj shoqërie nga data 11/03/2013.

Në dhjetor të vitit 2016 jam larguar nga pjesëmarrja si ortak në këtë shoqëri duke transferuar kuotat e zotëruara tek ortaku tjetër i kësaj shoqërie dhe njëkohësisht duke u larguar edhe nga pozicioni i administratorit të saj.

Theksoj se shoqëria ‘ICTS Albania – Integrated Services’ sh.p.k. me NIPT K91513022Q, jo vetëm që është një person juridik i ndryshëm tërësisht nga shoqëria ‘ICTS Albania’ sh.p.k. me NIPT K51613031O, por edhe veprimtaria e tyre është tërësisht e ndarë dhe e ndryshme, pa asnjë lidhje midis veprimtarisë së tyre respektive.

Kjo për faktin se në bazë të ligjit për dhënien në koncesion të aeroportit ‘Nënë Tereza’, Rinas, si dhe kuadrit rregullator e normativ në fuqi për sigurinë aeroportuale, shërbimi i sigurisë së brendshme në këtë aeroport mund të kryhet vetëm nga një shoqëri e cila ka eksperiencë në këtë fushë dhe nuk mund të jetë shoqëri që kryen veprimtarinë sipas ligjit ‘Për shërbimin privat të sigurisë fizike’.

Nga ana tjetër, Ligji 75/2014 ‘Për shërbimin privat të sigurisë fizike’ përcakton shprehimisht se shoqëritë e organizuara e që ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas këtij ligji nuk mund të kryejnë aktivitetin e shërbimit të sigurisë së brendshme në aeroporte.

Ngatërrimi që bëhet në media e nga persona të caktuar midis këtyre dy shoqërive, nisur nga përafërsia në emërtimin e tyre, është e qartë se është i qëllimshëm dhe vetëm për kredo politike. Ky qëllim i qartë për të krijuar situata e marrëdhënie të paqena, mund të konstatohet qartë nga fakti se edhe pse në media shfaqin të dhënat nga QKB, këto të dhëna i shfaqin jo të plota por të shkëputuara dhe pa treguar ndryshimin dhe faktin se janë dy shoqëri të ndryshme.

Akoma më shumë duke mos treguar se Eno Bushi nuk është ortak i ‘ICTS Albania – Integrated Services’ sh.p.k. me NIPT K91513022Q qysh nga viti 2016 dhe as ka qenë e as është ortak apo administrator i ‘ICTS Albania’ sh.p.k. me NIPT K51613031O.

Pra, edhe pse i dinë e i kanë këto fakte, i shtrembërojnë e i shfaqin qëllimisht të ndryshme. Për më tepër e njëjta situatë e përhapje e këtyre lajmeve të rreme ka ndodhur edhe në vitin 2016, por edhe pse u sqaruan në atë kohë faktet e sipërcituara dhe dihen nga media, si dhe nga po këta që sot shpifin, përsëri vijojnë të shpifin në mënyrë të qëllimshme.

Gjithashtu, spekulimi që bëhet në këtë kontekst me ushtrimin e profesionit të avokatit prej meje nga viti 2001 e në vijim, për faktin e pjesëmarrjes time si avokat në periudhat e zgjedhjeve të mëparshme në KQZ e në Kolegj Zgjedhor në krah të Partisë Socialiste, përdoret qëllimisht për të krijuar idenë e rreme të përfshirjes së politikës në situata e marrëdhënie të paqena, por që inskenohen në mënyrë të paturp.

Sqarimi më i plotë e më i drejtë i situatës do të bëhet prej meje në gjykatë ku do të kërkoj dënimin e shpifësve dhe përgënjeshtrimin prej tyre të këtyre sajesave të përhapura jo vetëm ndaj meje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here