Gazetari i kronikës jep detaje mbi ‘arratinë’ 3-vjeçare të Admir Murataj…

0
157

Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj, i cili jeton në SHBA, në një lidhje direkte nga Bostoni për emisionin “360 Gradë”, ka dhënë detaje mbi viktimën e grabitjes së para dy ditëve në Rinas, Admir Murataj.

Sipas Vezajt, Murataj, i shpallur në kërkim para tre vitesh në Shqipëri, për një tjetër grabitje të bujshme po në Rinas, ka lëvizur mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Si ka mundësi që Admir Murataj i shpallur në kërkim si një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri dhe i cilësuar si një nga vrasësit gjakëftohtë siç e kanë cilësuar mediat greke, dhe për tre vjet është endur i lirë dhe nuk është arrestuar në Shqipëri. Ai ka lëvizur i lirë për 3 vjet në Shqipëri dhe Kosovë. Ai ka lëvizur i lirë dhe ka ndërtuar një bandë të tretë, përveç atyre dy të para që i janë arrestuar”, është shprehur Flamur Vezaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here