Firmat e mëdha në tregun tonë, që Rama dhe ‘Mjafti’ i zëvendësuan me ‘offshore’

0
128

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka vazhduar debatin sot për firmat e mëdha që kanë hyrë ndër vite në Shqipëri dhe që sot po akuzohen nga qeverisja aktuale, për të mbuluar dështimet e kësaj të fundit, si në transport, siguri etj.

Manjani shkruan: “Përfundimisht të gjithë emrat e mëdhenj europianë, që pranuan të hyjnë në tregun tonë, i solli Fatos Nano dhe qeverisja e tij “e korruptuar”. Kështu e quante Rama dhe “Mjaft” asokohe. Ndërsa sot, qeverisja “e ndershme” e Ramës dhe e “Mjaftit”, i zëvendësoi thuajse të gjithë këta emra të mëdhenj me “offshore”, (no names): firma fantazëm, pa fytyrë, pa sy, pa veshë e sidomos pa gojë. Vetëm me xhepa…  Fiks, siç i do koha e “ndershmërisë”!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here