Çfarë nuk u pa, gazetari publikon videon: Po Ulqiu ç’të mamit të vet do që përpiqet të më largojë dorën

0
113

Gazetari përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar edhe diçka që nuk shikohet në video për deputetin Ulsi Manja i cili thotë ai, u përpoq ti largonte dorën në të cilën mbante migrofonin.

Gazetari Renaldo Salianji ka reaguar pas publikitmit të videos ku truproja e Arta Markut e përplas tek muri, teksa ai përpiqej ti merrte një prononcim lidhur me grabitjen në aeroportin e Rinasit.

Sipas Salianjit, dhuna ndaj tij ishte e pakuptimtë, duke argumentuar se “mund të zgjedhë të mos flasë për të mbuluar budallallëkun që e karakterizon por jo të dhunojë një gazetar”.

   

Postimi i plotë:

Injoranca nuk është Argument zonja prokurore PPP.

Mund të zgjedhësh të heshtësh për të mbuluar kokëboshësinë. Mund të zgjedhësh të mos flasësh për të fshehur budallallëkun që të karakterizon. Por nuk ke pse ushtron dhunë ndaj një gazetari, (të pa armatosur), të pa rrezikshëm, që do të dijë vetëm pse ju nuk nisni hetime për përgjegjësit e ngjarjes në aeroport.

Unë do të vazhdoj të bëj punën time me ndershmëri, dinjitet dhe pasion, ashtu siç e kam bërë deri tani. Unë nuk jam i përkohshëm. Nuk jam nga ata që i bëjnë fresk pushtetit, dhe nuk kam për të qenë kurrë.

(P.S. Mirë truprojën, e kuptoj, se është një copë mishi me dy sy që ashtu i kanë dhënë urdhër, po Ulqiu ç’të mamit të vet do që përpiqet të më largojë dorën, kur i drejtoj mikrofonin prokurores së përgjithëshme të përkohshme, për ta pyetur për hetimet e grabitjes? Pse i djeg Ulqiut?)

https://www.facebook.com/renaldo.salianji/videos/2221816207862092/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here