Rama në Kuvend… Asnjë fjalë për grabitjen në Rinas!!!

0
116

Kreu i qeverisë Edi Rama teksa ka marrë fjalën e tij në Kuvend është shprehur optimist se Shqipërisë do ti hapen negociatat në muajin Qershor.

Sipas tij vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për negociatat, pavarësisht qëndrimeve radikale të popozitës, që për Ramën kanë kërkuar që të bllokojnë procesin.

“Rikonfirmimi i rekomandimit pa kushte për të dytën herë nga KE për Shqipërinë është edhe rikonfirmim i një të vërtete shumë të të thjeshtë, Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat për anëtarësim.

Hapja e negociatave është një vendim që merret nga KE-ja, që përbëhet prej të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve anëtare bazuar në rekomandimin e komisionit, por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare.

Nëse raporti i KE ndërtohet mbi kritere teknike duke verifikuar kryerjen detyrave, vendimmarrja i kalon kriteret teknike, subjektiviteti politik i vendeve ka rolin e tij.  Jemi në kushtet kur nga brenda vendit u jepet forcave që janë kundër zgjerimit një ushqim kundër vendit. Në funksion të pengimit të kësaj vendimmarrje dhe krijimit të aleancave që janë të vendosura kundër zgjerimit”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here