Tensionohet Rama/ S’e mbajnë nervat, intervistë për AFP: Krimi, krimi, krimi…Kemi krim sa vendet e BE

0
116

Kryeministri Edi Rama, gjatë një intervistë për agjencinë franceze, deklaroi se paqartësia e BE-së ndaj angazhimit në rajon po e dëmton Ballkanin Perëndimor.

Teksa afrohen zgjedhjet e Parlamentit Europian, disa vende, sidomos Franca, kanë zbehur shpresat për anëtarësim.

Rama thotë për AFP se mungesa e qartësisë do ketë pasoja në Ballkanin e brishtë. Madje Rama tha se pikërisht Brukseli e ka fajin për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në këto komente. Sipas tij, nëse do ishin liberalizuar vizat me Kosovën, nuk do kishim vendosjen e tarifave ndaj mallrave serbë.

Rama rezervoi edhe një paralajmërim nëse BE vendos të nisë negociatat me Maqedoninë Veriore, duke lënë pas Shqipërinë. Sipas tij, kjo do ishte një “verbëri monumentale në këndvështrim strategjik”.

AFP shkruan se refreni i Brukselit për Shqipërinë është që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Por Rama thotë se fokusi tek krimi është ‘i fryrë’ dhe përdoret për të justifikuar vonesat në fillimin e negociatave.

“Krimi, krimi, krimi. Sigurisht që kemi një problem me krimin, por jo më shumë se disa vende që janë madje anëtare të Bashkimit Europian,” tha Rama.

Ai përfundoi duke thënë se dëshira për të ardhmen brenda BE nuk është zvogëluar në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here