“Siguria kombëtare është atribut i qeverisë, nuk privatëzohet”, Tomorri: Ndryshe i bie të votojmë drejtorin e aeroportit

0
87

Gazetari Klodian Tomorri shprehet se siguria kombëtare mbetet mbetet atribut ekskluziv i Qeverisë.

“Nëse qeveria nuk ka përgjegjësi për të mbrojtur jetën dhe pronën, atehëre pse votojmë për qeveritë në zgjedhje ne. Të ishte ashtu do votonim për drejtorin e aeroportit”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Hedhja e pergjegjesise te koncesionari per cenimin e sigurise eshte qesharake. Siguria kombetare eshte atribut ekskluziv i qeverise dhe nuk privatizohet ne asnje rast.

Edhe atehere kur privatizohen hallka te caktuara te sherbimit te sigurise publike, pergjegjesia eshte serish e shtetit sepse jane institucionet ato qe mbikqyrin privatin si po zbaton protokollin.

E degjoi njeri qeverine amerikane te thoshte ne sulmet e 11 shtatorit qe e ka fajin aeroporti apo koncesionari.

Nqs qeveria nuk ka pergjegjesi per te mbrojtur jeten dhe pronen, atehere pse votojme per qeverite ne zgjedhje ne. Te ishte ashtu do votonim per drejtorin e aeroportit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here