Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së: Të shkarkohet Donika Prela! Transaksione bankare të…

0
98

Komisioneri Publik shprehet përmes një deklarate zyrtare për mediat se, drejtuesja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Donika Prela nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Donika Prelës si dhe kërkon shkarkimin e saj nga detyra.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin i datës 5.2.2019, të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të Prelës.

Njoftimi i plotë:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, znj. Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela.

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka kryer asnjë hetim për apartamentin 110 mijë euro të drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prelës, pavarësisht se blerja është kryer në Korrik 2018, kohë kur prokurorja ishte në proces rivlerësimi

Argumentet e KP

Transaksione të padeklaruara

– Mosdeklarimi i huasë prej 25.000 euro. 27.1

Referuar“Akti i përfundimit të kontrollit të plotë të deklaratës së pasurisë së subjektit D. Prela” të ILDKPKI-së me nr. *** prot., datë ***.2.2018, përgatitur në zbatim të nenit 33 të ligjit nr.84/2016, ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur/bashkëshorti i saj z. ***.*** nuk kanë deklaruar një marrëdhënie huaje në shumën totale prej 25.000 euro në DV e vitit 2011, ashtu edhe kthimin (marrjen) e shumës 25.000 euro në DV 2014.

-Nga analiza e akteve në dosje, referuar dhe raportit të ILDKPKI-së, Komisioneri Publik konstaton se marrëdhënia e huasë mes bashkeshortit të subjektit të rivlerësimit dhe shtetasit ***.***, qofte edhe referuar prokurës së posaçme të korrikut 2011, nuk rezulton të jetë deklaruar në asnjë prej deklaratave periodike vjetore 2011-2014 apo deklaratën vetting. Prokura nr. *** rep., nr. *** kol., datë ***.7.2011 është administruar si akt, vetëm gjatë hetimit administrativ të Komisionit, megjithëse daton korrik 2011. Gjithashtu konstatohet se dy deklaratat noteriale, ajo e z. ***.*** dhe e z. ***.***, janë hartuar pas njohjes së subjektit me rezultatet e hetimit administrativ, të dyja në datë ***.9.2018.

27.10 Referuar Deklaratave noteriale të shtatorit 2011, rezulton se afati i huasë është një vjeçar dhe me interes mujor 2%. Ndërkohë sipas nxjerrjes së llogarisë të shtetasit ***.***, vënë në dispozicion nga “*** Bank” dhe sipas deklarimeve të pyetësorin nr. ***, rezulton se bashkëshorti i saj ka qenë palë kreditore në këtë marrëdhënie deri në qershor të vitit 2014 (pra për gati tre vjet), kur është bërë dhe kthimi i shumës 25.000 euro në llogarinë bankare në emër të tij në “*** Bank”.

27.11 Sa më sipër, në cilësinë e huadhënësit, referuar akteve ligjore (deklaratë noteriale, deklaratë shkresore vërtëtuar nënshkrimi nga noteri publik) rezulton se personi i lidhur/bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit dhe palët deklaruese në asnjë moment nuk deklarojnë faktin se huadhënësi ***.*** po vepron në emër të ***.***, sikurse shprehet prokura e posaçme e korrikut 2011.

27.12 Në vlerësim të Komisionerit Publik rrethanat e mësipërme juridike dhe pozita juridike e kreditorit që kishte z. ***.*** duhet të deklaroheshin nga subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur me të/bashkëshorti i saj, në zbatim të nenit 4 të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar si dhe dispozitave të ligjit nr.84/2016, duke bashkëngjitur dhe dokumentin ligjor, prokurën e posaçme, mbi bazën e të cilit sqarohej burimin i krijimit të shumës, shkakun pse e posedonin atë dhe faktin se vepronin në emër të një personi të tretë.

27.13 Deklarata e Interesave Private Periodike/Vjetore, në faqen 11 të saj, rubrika mbi të dhënat konfidenciale, ndër të tjera ngarkon subjektet deklaruese me përgjegjësinë ligjore për deklarimin me korrektesi dhe vërtetësi mbi të dhënat konfidenciale në lidhje me identitetin e personit juridik ose fizik huadhënës a huamarrës, emërtesën e institucionit publik ose privat me të cilët ka marrëdhënie interesi, duke specifikuar kështu edhe dokumentin ligjor mbi bazën e të cilit rregullohet kjo marrëdhënie.

27.14Lidhur me dokumentacionin ligjor për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit të shumës 25.000 euro, konstatojmë se dokumentet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit mbi të ardhurat e ***.*** nuk kanë elementet e nevojshme formalë të domosdoshme për provueshmërinë dhe vlefshmërinë e tyre. Referuar kërkesave të KPrC dhe legjislacionit në fuqi, ato paraqiten fotokopje të përkthyera dhe noterizuar përkthimi, pa vulë apostile23 .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here