Haxhinasto: Pakti kombëtar për ti kthyer sovranitetin sovranit…!!!

0
107

Ish-deputeti i LSI-se Edmond Haxhinasto ne emisionin “Debati ne Channel One” te gazetarit Roland Qafoku.
Haxhinasto: Haxhinasto në Channel One

Lënia e mandateve, ndonëse veprim ekstrem dhe i padëshiruar, ishe veprim i detyruar për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme dhe për të rigjetur legjitimitetin e institucionit të zgjedhjeve, të institucionit themelor të Republikës, Kuvendit. Pra, për të kthyer tek votuesit, tek sovrani, sovranitetin e institucionit themelor të Shtetit.

Sondazhet tregojnë dhe konfirmojnë, trendin politik që tashme dihet, një humbje terreni për mazhorancën dhe rritje të opozitës. LSI qëndron si forcë e konsoliduar përcaktuese. Duke patur parasysh trendet, situata do të jetë shumë më e favorshme për opozitën në të ardhmen.

Askush të mos çuditet për thirrjet e LSI për pakt Kombëtar. Është në profilin e saj. E ka bërë në momente kyçe politike edhe në të kaluarën. Pakti Kombëtar është i domosdoshëm për t’i kthyer legjitimitetin zgjedhjeve dhe institucioneve, për të kthyer besimin e shqiptarëve, e për të ndaluar emigrimin masiv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here