Ambasadori italian këshillon Ramën, bën deklaratë të fortë për krizën politike në vend…

0
138

Ambasadori italian Alberto Cutillo ka bërë një deklaratë të fortë për krizën politike në vend, teksa ka thënë se mazhoranca duhet të bëjë një hap pas nga pozicioni i saj.

Sipas Cutillos kriza politike po dëmton ekonominë e vendit, dhe po tremb investitorët e huaj, duke mos e zgjeruar biznesin në Shqipëri.

“Kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit për negociatat, prandaj duhet që të ketë një reagim të menjëhershëm. Zgjatja e pasigurisë politike nuk është në të mirë të vendit.

Mazhoranca duhet të bëjë një hap pas dhe të arrijë një dialog politik, pasi është përgjegjësia e tyre për atë që ndodh në vend”, u shpreh Cutillo.

‘’Që të nisësh dialogun me opozitën nuk do të thotë që të plotëesosh të gjitha kushtet e saj, po të diskutosh lidhur me problematikat që ajo ka ngritur siç është blerja e votive apo korrupsioni, diskutim që do të ishte në interes të vendit”, tha më tej ambasadori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here