“Lajthitja e Ramës!” Ish-deputeti i PD-së: Opozita merr 80 mandate nëse sot bëhen zgjedhjet!

0
225

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se opozita do të ishte me më shumë se 80 mandate nëse zgjedhjet do të ishin bërë sot.

“Opozita paralelisht me protestat po punon me programin dhe me piketimin e personaliteteve, pa diskutim që, nëse zgjedhjet do të ishin sot opozita do të ishte me më shumë se 80 mandate, por pa diskutim që opozita duhet të përmirësohet edhe më shumë duke u hapur, duke propozuar alternativen e saj”, ka thënë Salianji në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

Deklaratën e kryeministrit Rama se, “do e çojë opozitën për skrap”, ish deputeti Salianji e sheh si frikë të tij pasi në sondazhe del 10 pikë poshtë opozitës.

“Shprehje të tilla tregojnë degradimin mendor, lajthitjen e Ramës duke treguar urrejtjen ndaj kundërshtarit politik. Agresiviteti i Edi Ramës vjen pasi në sondazhe ai e ka humbur mbështetjen popullore dhe është më pak se 10 pikë % në raport me opozitën. E sigurt është që pas disa javësh qytetarët do ta çojnë Ramën në leshpunuese, sepse për skrap çohen hekurat”, është shprehur ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here