Presidenti Meta takon stërmbesat e Mujo Ulqinakut

0
131

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhe dhe vendosi kurorë me lule tek monumenti i Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku, në qytetin e Durrësit, me rastin e 80-vjetorit të nisjes së rezistencës Antifashiste.

Por në këtë përvjetor, kreu i shtetit është takuar edhe me dy stërmbesat e heroit Mujo Ulqinaku, Aselin dhe Sirian, takim i veçantë sipas vetë Metës.

“I lumtur të takoja Aselin dhe Sirian, stërmbesat e Heroit të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, sot në 80-vjetorin e rënies heroike të simbolit kombëtar të qendresës, i cili jo vetëm mbrojti me jetën e tij betimin ndaj Atdheut dhe flamurit, por i dëshmoi Europës se Shqipëria nisi rezistencën antifashiste edhe pse e braktisur dhe e harruar. Me gjakun dhe veprën e tyre, Mujo Ulqinaku dhe patriotët e tjerë frymëzuan rezistencën antifashiste që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe qytetërimit. Ndaj sot çdo shqiptar kudo ku ndodhet kujton me nderim e mirënjohje heroizmin e tyre sublim në emër të lirisë dhe flamurit”, shkruan presidenti Meta në postimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here