Dita Botërore e Shëndetit/ Shehu: Sistemi ynë në prag të kolapsit, varferi e thellë…

0
138

Dita Botërore e Shëndetit, për ish-ministrin Tritan Shehu e gjen sistemin shëndetësor në Shqipëri në prag të kolapsit.

Sipas tij financimi nga buxheti e kontributet janë rreth 20 herë më të ulëta se mesatarja europiane e disa herë më të ulëta se Maqedonia e Veriut.

Postimi i plotë:

Sot, Dita Boterore e Shendetit fatkeqesisht e gjen sistemin tone shendetesor ne prag te kolapsit, te fundit ne Europe per “Kujdesin ndaj Pacientit” e me parametra drejt atyre te Afrikes Qendrore.

Sistemi i yne, ne varferi te thelle, ka nje financim nga Buxheti e Kontributet reth 20 here me te ulet se mezatarja europiane e disa here me te ulet se Maqedonia e Veriut.

Ky sistem eshte nder me anti socialet ne bote, ku mbi 50% e shpenzimeve per shendetin paguhen direkt nga qytetaret, shifer kjo qe ne vendet europiane nuk kalon 20% te tyre.
Mjeket tane, qe punojne nen nje trysni e mungesa te medha, po kthehen ne nje “specie ne zhdukje”, duke arritur ne nivele te frikeshme, 1 per 1000 banore.

Numri i shtreterve, specialiteteve etj, jane disa here nen mezataren europiane, duke cuar ne degradimin e shumices se spitaleve periferike e larguar keshtu sherbimin nga pacienti.

Qendrat spitalore te Tiranes duke mos perballuar dot fluksin kombetar, po pengojne aksesin e pacienteve drejt tyre.

Sistemi paresor gjithmone dhe me i “rrudhur” e ai spitalor ne zvogelim, jane nder me te cenralizuarit ne bote, duke u bere keshtu “mekanizma” politike pa incentiva zhvilluese, te destinuara, per kolaps.

DHE NE FUND NJE LAJM TE MIRE: pikerisht per te diskutuar per keto probleme e rruget e permiresimit te sistemit, Fondacioni Gjerman Konrad Adenauer do te organizoje ne Tirane me 26 prill, nje Konference Rajonale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here