Filloi “hakmarrja” ??!!! Penguan Ramën të shkonte në takim por ja çfarë ju ndodh…

0
121

Plot 13 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi morën pjesë në protestën kundër kryeministrit Edi Rama.

Në njoftimin e policisë së Kukësit thuhet: Në lidhje me protestën e paligjshme, të zhvilluar më datë 05.04.2019, të organizuar nga subjekti politik PD Kukës e Has, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 – 60 vjeç, nga Kukësi e Hasi. Procedimi ndaj tyre filloi pasi, kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Kukësi i vë traun Edi Ramës, protestuesit përplasen me policinë

Mbështetësit e opozitës në Kukës i vunë traun eskortës së Kryeministri Rama me qëllim që ta pengonin atë që të mbërrijë në aktivitetin për “Bashkinë që Duam” në qytetin verilindor.

Me mbishkrimin “Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin” trau bllokoi rrugën, madje shkaktoi edhe përplasje me policinë.

Protestuesit bllokuan urën e Mamzit mbi Drin, duke mos lejuar kalimin e Edi Ramës dhe në këto moment pati dhe përplasje me policinë.

Pak minuta më vonë edhe kryetari  i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu do t’u bashkohej protestuesve dhe sfidoi kryeministrin Rama për të publikuar lejen për aeroportin.

“Ne nuk jemi njerëz që ngjitemi në pemë, të ketë turp, të bëjë kujdes kur flet për kuksianët. Vjen bën spektakël e show dhe me lekët e taksapaguesve shqiptarë mundohet të bëjë show. Qeveria Rama ka rënë të gjithë sondazhet e thonë. I bëjmë thirrje të gjithë socialistëve të bëhen me PD e qytetarët e Kukësit. Kryeministri Edi Rama nuk ka si të luajë me fatet e kuksianëve. Kemi vendosur një tra simbolik për ti treguar kryeministrit se ai vendos trarë por dhe ne vendosim trarë në trojën tonë. Në mënyrë absolute nuk kemi asnjë komunikim zyrtar çfarë do të bëhet me aeroportin dhe sfidoj Ramën që të nxjerrë lejen që ka për aeroportin. Të mos luajë me kuksianët. Kuksianët nuk janë kopsht zoologjik. Ne nuk e duam fare këtë mandat nëse shkel qytetarët dhe i bëj thirrje të mbështesin”, u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu.

Sipas PD, menjëherë pas mbarimit të takimit qytetarët kanë marshuar drejt aeroportit. Protestuesit marshuan në këmbë drejt aeroportit, ndërkohë policia është e angazhuar për të mbajtur nën kontroll situatën. Ata kanë arritur të çajnë kordonin e policisë, ku dhe janë afruar te aeroporti.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu në një prononcim për mediat denoncon gjuhën raciste që Edi Rama përdori ndaj qytetarëve të Kukësit. Ai bëri thirrje që aeroporti i Kukësit t’i mbetet qytetit, se ai është pronë e tij dhe i kërkon kryeministrit të ikë nga qyteti.

Koha Jonë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here